Mjeshtëria e shitjes (16) Trajtimi i pengesës: “Çmimi është i lartë” Pjesa II - Business Magazine Albania

Mjeshtëria e shitjes (16) Trajtimi i pengesës: “Çmimi është i lartë” Pjesa II


Lexoni: Mjeshtëria e shitjes, trajtimi i pengesës: ‘’Çmimi është i lartë’’

Metoda të tjera për tejkalimin e kundërshtimit janë:

-Pasi klienti ka përfunduar së foluri ju duhet të bëni një pauzë për 5 sekonda. Pastaj duhet përmbledhur kundërshtimi i tij me fjalë ashtu siç e ka thënë klienti. (ju me këtë rast po e pranoni brengosjen e tij rreth çmimit, gjë që ju afron në raport me të). Pastaj kthehuni tek theksimi i vlerave të produktit apo shërbimit tuaj.

– Zakonisht kemi përgjigje si: “Ne e pëlqejmë produktin tuaj, por kushton mjaft shtrenjtë.”

Shitësi: Rri në qetësi

Kemi parë edhe në disa dyqane të tjera dhe kemi gjetur më lirë 10-20 %. A keni ndonjë mundësi të zbrisni çimimin për ne?

Shitësi: “Ju kuptoj plotësisht, kam pasur edhe disa klientë të tjerë, të cilët kanë qenë të shqetësuar për çmimin në fillim. Por ata gjetën këto vlera të shtuara tek ne siç janë ….”

Shitësi: “Është më e shtrenjtë në krahasim me…?” Me këtë rast ju duhet të krahasoni produktin apo shërbimin dhe i specifikoni vlerat me të cilat ju dalloni nga konkurrenca.

Shitësi: “Shumë shtrenjtë? Kjo është brengosëse.” (Brengosëse për shkak se ky produkt është i shumë vlefshëm për çmimin që pagun për të).

Shitësi: “Po shpesh herë produktet më të mira janë më të shtrenjta, apo jo?” Me këto ju i rikujtoni blerësit se produktet e mira kushtojnë më shtrejtë dhe është gjë normale.

Shitësi: “Cili është kthimi në investim të cilin e prisni?” (Kjo e largon atë nga të menduarit “shtrenjtë” apo “lirë” në drejtim aftagjatë të vlerës për biznesin e tij).

Shitësi: “Z. Nazmi më mirë do ju kërkoja falje sot për pamundësinë e zbritjes së çmimit se sa mungesën e kualitetit ose pakënaqësinë tuaj me produktin. Mos ta lejojmë që për disa euro të mos bëjmë biznes.”

Shitësi: “A po llogaritni se sa do të humbisni nëse nuk e blini produktin tonë?” Ju në këtë rast ja rrisni kureshtjen nga këndvështrimi i gjerë dhe e beni të mendojë se çfarë do të ndodhë nëse nuk e blen atë produkt, kështu ju i zbuloni nevojat e fshehura në rast se nuk vendos ta blejë produktin tuaj.

Shitësi: “Çfarë duhet bërë nëse është shumë shtrenjtë?” (i duhet bërë kjo pyetje në mënyrë të butë klientit dhe ai do ju bëjë me dije pikëpamjen e tij për atë produkt).

Shitësi: “Në punën që ju bëni a është produkti apo shërbimi opsioni më i lirë i vlefshëm?” (kjo zakonisht funksionon kur keni të bëni me përfaqësues të ndonjë kompanie dhe mund ta keni si opsion të fortë. Secila kompani ka vlerat e saja, jo vetëm çimimin).

Shitësi: “A mund t’iu lehtësoj me kushtet e pagesës?” (Në këtë rast ju ofroni kushte të pagesës me këste nëpërmjet kartës së kreditit. Në këtë rast klienti do të vlerësojë fleksibilitetin tuaj).

Shitësi: “Kur keni blerë herën e fundit diçka të bazuar vetëm në çmim?” (askush nuk dëshiron të ndihet i lirë).

Shitësi: “Të themi se paraja nuk është çështje, produkti ynë a do t’iu zgjidhte problemin?” (mënyrë e shpejtë për të ritheksuar vlerën e produktit apo shërbimit).

Shitësi: “A keni blerë më herët një produkt të ngjashëm me këtë?” (një mundësi tjetër për të sqaruar keqkuptimin nëse klienti nuk ka pasur produkt të tillë dhe është mundësia për t’ja nxjerrë në pah vlerat e produktit).

Shitësi: “Ju faleminderit për sinqeritetin tuaj. Sa keni menduar të harxhoni?” Ose “Sa afër çmimit jemi?” (Me këtë merrni një përgjigjje që me siguri ju mund ta afroni negocimin për shitje finale të produktit apo shërbimit tuaj. Përgjigja e klientit do t’iu zbulojë nëse ajo është në rrugë të drejtë. Kjo përgjigje gjithashtu e kthen bisedën tek klienti, kështu që ai është i detyruar të marrë një qëndrim ose të pranojë ofertën.

Shitësi: “Kjo është pak e habitshme për mua, sepse kur biseduam më herët- ditën e Premte, çmimi nuk ishte një shqetësim. A ka diçka të re që duhet të di?” (Përdoreni këtë strategji të trajtimit të kundërshtimeve kur keni diskutuar më parë çmimin dhe definitivisht çmimi nuk ishte çështje). Me siguri diçka ka ndryshuar – klenti juaj ka filluar të vlerësojë një alternativë më të lirë, vendimarrësi i ka kërkuar atij të marrë një produkt më të lirë, apo departamenti i tyre ka investuar në një zgjidhje tjetër dhe tani ata kanë më pak buxhet – dhe ju duhet të kuptoni çfarë të bëni.

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat: www.denisgafuri.com
Email: sales@denisgafuri.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0