Të qenit një sipërmarrës i suksesshëm nuk do të thotë vetëm të kesh idetë më të mira - Business Magazine Albania

Të qenit një sipërmarrës i suksesshëm nuk do të thotë vetëm të kesh idetë më të mira


Shumica e njerëzve mendojnë se të jesh një sipërmarrës ka të bëjë me të paturit e ideve më të mëdha. Kjo qëndron, por për të filluar diçka të re, ju duhet të keni një ide që funksionon: diçka për të cilën njerëzit kanë nevojë, diçka që ata do ta duan dhe më e rëndësishmja, disa njerëz që do të investojnë në idenë tuaj, diçka që është e shkallëzuar.

Por nga ajo që kam zbuluar nga intervistimet e sipërmarrësve të shumtë, të cilët fokusohen në konsultime, internet dhe krijimin e programeve kompjuterike është se paaftësia për të përmbushur një ide, për të marrë një ide dhe për ta kthyer atë në jetë, për të marrë frymë, me një organizim të qëndrueshëm është i destinuar të dështojë. Dhe për shumë sipërmarrës, të cilët janë më shumë mendimtarë sesa dinamikë, ky është një nocion i frikshëm.

Për shembull, një pronar i një kompanie software më tha sesa në ankth ndihej kur kryente shitje për konsumatorët. Ai dëshironte zhvillimin e produktit dhe gjithashtu i pëlqente të fliste në lidhje me produktin për klientët e mundshëm, sepse besonte me të vertetë në të. Por, kur vinte koha për të bërë “pyetje,” ai ngrinte. Ai hutohej, ngecte dhe në shumë raste, thjeshtë nuk e realizonte shitjen.

CEO i një firme të vogël konsultimi me të cilin kam folur më ankohej se sa e vështirë ishte për të, që të përhapte fjalën në lidhje me kompaninë e tij në konferenca dhe ngjarje për shkak të natyrës së tij introverte dhe të turpshme. Edhe CEO i një kompanie startup interneti besonte thellësisht në misionin e kompanisë së tij, por luftonte moralisht kur u bënte pitching punonjësve të mundshëm për “ëndrrën e tij” pa zbuluar të vërtetën e plotë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Si mund të bëhen sipërmarrësit e orientuar ndaj ideve që mund të realizohen dhe të mësojnë të mbledhin para, të bëjnë pitching para investitorëve, të punësojnë dhe pushojnë punonjës, veçanërisht kur kjo i detyron të dalin jashtë zonës së tyre të komfortit personal dhe profesional?

Hapi i parë është njohja e sfidave. Asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të pranojë dobësitë dhe të metat e veta, por në mënyrë që të përmirësohemi, ne duhet ta pranojmë këtë. Secili prej sipërmarrësve të suksesshëm me të cilët fola e njohin rëndësinë e këtyre detajeve të nevojshme, por të vështira dhe në shumë raste ata shmangnin ose zvarrisnin gjëra që rezultonin në dëm të biznesit të tyre.

Hapi tjetër i rëndësishëm është përqafimi i qëllimit dhe misionit, sepse kjo do t’ju japë motivimin dhe guximin që të ndërmerrni hapin e nevojshëm. Për shembull, Maran Nelson, CEO i Clara Labs, tha “për fuqinë e dënimit” në lidhje me veprimin jashtë zonës së rehatisë si CEO, sidomos kur bëhej fjalë për mbledhjen e fondeve: “Gjëja më e rëndësishme që kam mësuar në lidhje me mbledhjen e fondeve është besimi i plotë në atë që po bëni. Ju duhet të dini se ajo çfarë po bëni është e mirë dhe se duhet të ekzistojë në botë”. Bindja është ndjenja, se ajo çfarë po bëni dhe madje me të cilën po luftoni kur veproni jashtë zonës tuaj të rehatisë është e vlefshme. Sepse dhimbja e ka fituar qëllimin. Duke patur parasysh sfidën dhe bindjen e natyrshme të shumë detyrave të pranishme për sipërmarrësit kjo është një pjesë kritike e enigmës.

Së fundmi, pjesa e fundit e këshillës që kam mësuar nga të folurit me sipërmarrësit është rëndësia e gjetjes së rrugës tuaj. Ashtu si nuk ka një strategji fikse për t’u bërë një sipërmarrës, gjithashtu nuk ka një strategji për të mësuar se si të veproni jashtë zonës tuaj të komfortit.

Për shembull, nëse keni nevojë për të bërë pitch para investitorëve, por urreni të kërkoni të holla, shkruajini fjalitë e para të mesazhit tuaj ose merrni me vete një nga kolegët tuaj, që ju bën të ndiheni të sigurtë ose dikush që mund t’iu ndihmojë me pitch-in tuaj. Ose kujtojini vetes për misionin tuaj para se të hyni në dhomë, në mënyrë që ta keni më të lehtë realizimin e pitch-it tuaj. Çfarëdo qoftë, ju mund të gjeni rrugën se si mund t’i menaxhoni këto momente të domosdoshme, por të vështira. Sipërmarrësit me të cilët kam biseduar, të cilët ishin të suksesshëm në veprimin jashtë zonës së tyre të komfortit ishin të gjendje të gjenin që mënyra të thjeshta si këto të jenë të efektshme, pa humbur veten e tyre në këtë proces.

Në fund të fundit, shumica e njerëzve barazojnë sipërmarrjen me idenë. Por për shumë, sipërmarrja e vërtetë ndodh nga brenda, me procesin e veprimit, guximit dhe bërjes realitet të gjërave që mendonit se kurrë nuk do mund t’i bënit. Duke ndryshuar sjelljen tuaj dhe të mësuarit për të vepruar jashtë zonës të rehatisë, ju do të gjeni rrugën drejt arritjes së qëllimeve tuaja.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0