Thirrje për aplikime për Konkursin e Startup në Spark.Me 2017 - Business Magazine Albania

Thirrje për aplikime për Konkursin e Startup në Spark.Me 2017


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi , ka nisur thirrjet për aplikime për “Konkursin Startup Spark.me“. Ekipi fitues do të ketë mundësinë unike të prezantojë projektin e tij para investitorëve dhe medias në “TechCrunch Disrupt San Francisco 2017 Startup Alley” në datat 18-20 Shtator, 2017. Këtë vit, ekipi ne vendin e dytë fiton një qëndrim 14-ditor për dy sipërmarrës në rezidencën e “Startup Embassy” e lokalizuar në Palo Alto, Silicon Valley, një mundësi e bërë realitet nga një prej sponsorave me famë të Spark.me 2017, “Startup Embassy”.

Misioni i “Konkursit Startup Spark.me” është që të mbledhë të gjithë startup-et e suksesshme nga e gjithë Europa, t’i ndihmojë ata të rriten dhe të ndajnë idetë e tyre me botën. Të gjithë themeluesit e startup-eve pas 1 Shtatorit, 2015 dhe të gjithë ata që kanë marrë më pak se 2.5 millionë dollarë financime, janë të përshtatshëm për të aplikuar, pavarësisht se ku janë regjistruar. Kjo është e domosdoshme në mënyrë që të pranoheni për “TechCrunch Disrupt SF 2017 Startup Alley”.

Për të marrë pjesë, të gjitha ekipet e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimithttp://spark.me/2017/startups-2/, pas së cilës ata do të kalojnë në raundin e para-përzgjedhjes. Afati i aplikimit është data 30 prill 2017, 23:59:59 UTC. 10 ekipet që do të kalojnë fazën e selektimeve do të shpallen të Hënën, në datën 19 Maj, 2017 në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me dhe do të ftohen të prezantojnë startup-in e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me.

Ekipi fitues do të fitojë një mundësi që vjen vetëm njëherë në jetë për të prezantuar dhe diskutuar projektin e tij me “Elitën e teknologjisë” në San Francisco, akomodimin në hotel për tre ditë (për dy persona), dy bileta për konferencën tre ditore “TechCrunch Disrupt San Francisco 2017” dhe një kabinë në “Startup Alley”. Ekipi i vendit të dytë do të fitojë një qëndrim 14-ditor pa pagesë për dy sipërmarrës në rezidencën e “Startup Embassy” me bazë në Palo Alto, Silicon Valley, në kohën e zgjedhjes së tyre. Ju lutem vini re se çmimi i vendit të dytë NUK përfshin shpenzimet e udhëtimit, pasi ato bien mbi vetë ekipin.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0