Një sipërmarrës shqiptar, që prej katër vjetësh drejton si president skuadrën e Piana degli Albanesi, qytet i banuar nga një komunitet arbëresh në Siçili. 40-vjeçari Evis Troka, ka mbërritur që prej dy dekadash në Itali dhe aktualisht,, bashkë me familjarët e tij merret me biznesin e mobilimit, si dhe përpunimin e kuarcit dhe gres porcelanatit.
Biznesmeni nga Kuçova ndjehet i lumtur për rezultatet e skuadrës “San Giorgio Piana” që ai drejton, dhe që sipas tij është pjesa kryesore e grupit të ekipeve në grupmoshat nga nga U-13 deri në U-19 vjeç.
“Sapo kemi fituar kampionatin përkates të kategorisë Promovuese, duke u ngjitur në Eccellenza (kategoria e fundit diletante) – tha Evis Troka.
Skuadra e komunitetit ka në gjirin e saj jo vetëm arbëreshë, por edhe djem të zonave përreth.
Piana degli Albanesi është një komunë me rreth 5.500 banorë, të cilën vendasit e quajnë Hora Arbëreshe, si pikë referimi për të gjithë arbëreshët e Siçilisë..
Më pas Troka flet për skuadrën dhe motivet që e shtyjnë në këtë sipërmarrje sportive: “Ngjyrat e bluzës “San Giorgio Piana” janë kuq e zi, dhe stema e skuadrës nuk mund të mos ishte shqiponja me dy krerë, qe mbajmë në gjoks si mirënjohës të prejardhjes së arbëreshëve”.
Sipas djaloshit nga Kuçova “Ngjyrat kuq e zi dhe shqiponja me dy krerë që mbajmë në gjoks mbeten motivi për të cilin investoj tek kjo skuadër, sepse mbi të gjitha unë jam shqiptar”.
lexo: Bëhuni pjesë e trajnimit: “Karakteri, Fuqia e Suksesit”
Evisi nuk i fsheh synimet e tij për ekipin e arbëreshëve që drejton.
“Objektivi personal është që të çoj sa më lart ngjyrat kuq e zi, dhe pse jo në të ardhmen, me ndihmën dhe afrimin e biznesmenëve, patriotëve dhe të apasionuarit e futbollit, të jemi skuadra e vetme shqiptare që militon në futbollin profesionist Italian – shprehet presidenti i San Giorgio Piana.
Ai është i lumtur për rezultatet e futbollistëve shqiptarë në Itali.
“Jam krenar pasi në të ardhmen do të kemi një ekip kombëtar pjesëmarrës dhe kompetitive, edhe në kampionatet e kontinentit apo në atë botëror – tha Evisi.
“Jam shumë optimist dhe i kënaqur me punën dhe ecurinë e kombëtares sonë – shprehet Evis Troka. Shoh shumë cilësi dhe rivalitet në grup, çka rrit konkurrencën dhe nivelin e skuadrës tonë kombëtare”. https:/shqiptarja
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.