Një shfaqje me kukulla, por jo një shfaqje fëmijësh, ndonëse ata më të rriturit nuk përjashtohen.
Ventrilokuizmi është me fjalë të thjeshta e folur me bark, stomak, nëpërmjet të cilit fjalët thuhen pa hapur gojën (ndaj dhe krijohet përshtypja se njeriu flet me bark). Kjo mënyrë është përdorur hershëm, duke komunikuar me kukulla, nga ato për të cilat publiku mendon se janë të kurdisuara dhe të programuara elektronikisht, por në fakt nuk është asgjë tjetër përveçse po i njëjti zë, ai i vetrilokuistit.
Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike.
Ata janë rreth 100 dhe Arjeta Dhima , për fat, është e para dhe e vetmja ventrilokuiste në Shqipëri, me një sukses, të cilin ka mundur ta ballafaqojë edhe përtej kufijve, duke u spikatur e vlerësuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ventrilokuizmi, iluzioni se zëri duket se vjen nga goja lëvizëse e një kukulle dhe jo nga folësi aktual, është një nga artet klasike të përformimit mjeshtëror me pjesëmarrjen e shumë shqisave
Shfaqja e Arjetës, e cila do të mbahet në datën 3 nëntor në sallën e Teatrit Kombëtar, tek arTurbina është e ndërtuar mbi një material letrar enkas dhe që sjell tema të jetës dhe fenomeneve të përditshme, por me nota humori të vendosura nën personazhet kukulla të dashura për publikun.
Ideja e kësaj shfaqjeje është jo vetëm të argëtojë spektatorët nëpërmjet artit të veçantë të ventrilokuizmit, por edhe të japë mësazhe të rëndësishme për jetën, për marrëdhëniet njerëzore dhe për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm në familje, në punë, në shoqëri, në komunitet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.