Reklama e një supermarketi në Itali që ka nxitur reagime të forta - Business Magazine Albania

Reklama e një supermarketi në Itali që ka nxitur reagime të forta

Në dy minuta, supermarketi Esselunga në Itali prezanton historinë e një vajze të vogël që vjen nga një familje e divorcuar. Vogëlushja teksa bën pazarin me nënën blen një pjeshkë, të cilën më pas ia dhuron të atit, duke i thënë se nëna ia dërgon atij.Qëllimi ishte të sillte paqe mes prindëve.

Shumë shpejt kanë shpërthyer polemika në rrjetet sociale. Si në shumë raste, edhe këtë herë janë ndarë në dy grupe.Ka nga ata që e mbështesin idenë e reklamës duke thënë se divorci vjen i parë nga sytë e fëmijës. Po ka edhe nga ata që e akuzojnë reklamën si stereotipizuese dhe promovuese të stereotipeve.

Po ju si mendoni? 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0