Turistët “rrëzojnë” kullat dhe ushqimet e huaja, kërkojnë traditë; Si po nxisin modele të reja biznesi - Business Magazine Albania

Turistët “rrëzojnë” kullat dhe ushqimet e huaja, kërkojnë traditë; Si po nxisin modele të reja biznesi

Turistët po bëhen ambasadorë të papritur të kulturës së vendit. Nga panairet e shumta të zejtarisë te koncertet e muzikës folklorike, përfshirë degustimet e kuzhinës tradicionale dhe te netët shqiptare në hotelet e shumta të bregdetit, turistët kërkojnë gjithmonë e më shumë identitetin e vërtetë shqiptar. Larg kullave, familjet tiranase po tentojnë të zbatojnë projektin “Portat e Hapura”, me promovimin e vilave tradicionale. Nga kuzhina e huaj, lokalet po kalojnë te ushqimi tradicional. Si ringjallja e traditës po krijon modele të reja biznesi.

Kur e gjithë Tirana po mbushet me kulla dhe shtëpitë e vjetra po shemben, duke ua lënë vendin qiellgërvishtësve, Xhimi Begeja, mjeshtri i madh i sportit të alpinizmit, pjesëtar i një prej familjeve më të vjetra të Tiranës, kujton fjalët që i pati thënë gjyshi kur ishte i vogël.

“Floriri është poshtë këmbëve, po s’ia dimë kimetin”, pohon ai, teksa na tregon banesat e vjetra të familjes së tij. “Atëherë nuk e dija për çfarë e kishte fjalën, tani e kuptoj mirë”.

Z. Begeja thotë se tani e di që floriri ishte trashëgimia, historia e lënë nga paraardhësit. Me këtë mirëkuptim të ri, ai dhe familja e tij janë përpjekur të ruajnë sa më mirë vilat e vjetra që kanë trashëguar, duke i rindërtuar dhe duke u dhënë atyre jetë si më parë, sidomos tani që vendi po përjeton një lulëzim turistik dhe interesimi i të huajve për trashëgiminë e vendit po rritet dita-ditës.

Dëshira e Xhimit dhe e familjes së tij për të ruajtur çfarë ka mbetur nga historiku arkitekturor i Tiranës është shtrirë përtej asaj çfarë ata zotërojnë. Së bashku me disa nga fqinjët e tij, teksa pinin kafenë e mëngjesit, vendosën që “floriri” i tyre të ruhej dhe t’u shfaqej të tjerëve si atraksion.

Ata menduan për një qytezë të vjetër që Tirana si kryeqytet europian nuk e ka.
LEXO: Si ta ndalojmë Google të “përgjojë” bisedat tona?

“Jemi 15-20 familje, këtu janë nëntë vila dhe duam t’i restaurojmë, të ruhet çfarë na është dhënë, mundi i familjeve tona. Këtu është bërë histori, të mos bëhen kulla, por të restaurohen.

Një pjesë që nuk mund të restaurohen, për shkak të degradimit, do të rindërtohen në harmoni me stilin e dikurshëm”, – shprehet z. Begeja.

Nisma e tyre, e quajtur “Portat e hapme” vjen teksa rrokaqiejt po ua marrin frymën e kryeqytetit, në forma dhe karakteristika të arkitekturës moderne pa asnjë vlerë të ndërtesave të vjetra. Tirana po humb identitetin e saj.

Fqinjësia e mirë, kafeja e mëngjesit, muzika tironse, fërgesa, vallja popullore dhe vilat e vjetra janë disa nga vlerat e shumta të qytetit. Por mes kullave të shumta, modernizimit dhe urbanizimit, këto vlera po shihen gjithnjë e më pak.

Të nxitur nga kërkesat dhe interesi i turistëve, banorët e kësaj lagjeje, dhe shumë sipërmarrës të tjerë, po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e traditës, historisë, identitetit të vërtetë të Shqipërisë, që ishte harruar pak nga pak.

Qytetet shqiptare, si asnjëherë më parë, janë të mbushura me turistë të shumtë, në kërkim të traditës dhe kulturës autentike shqiptare.

Muzikë tradicionale në sfond, tavolina prej druri të mbushura plot, dhe aromat e mrekullueshme të kuzhinës shqiptare shpërthejnë në ajër.

Kjo është panorama që shfaqet në çdo restorant shqiptar këto ditë të nxehta vere, ku gjithmonë e më shumë po kërkohen dhe shfaqen vlerat e kulturës shqiptare.

Në një kohë kur bota po përjeton transformime të vazhdueshme dhe moderniteti dhe globalizimi kanë ndryshuar rrënjësishëm zakonet dhe kulturën e shumë vendeve, shqiptarët po bëjnë një përpjekje të guximshme për të rivendosur vlerat, traditat dhe identitetin e tyre.

Nga panairet e shumta të zejtarisë te koncertet e muzikës folklorike, përfshirë degustimet e kuzhinës tradicionale dhe te netët shqiptare në hotelet e shumta të bregdetit, turistët kërkojnë gjithmonë e më shumë identitetin e vërtetë shqiptar.

Turistët bëhen ambasadorë të papritur të kulturës së një vendi, duke biseduar me vendasit dhe duke shkëmbyer përvojat. Shkëmbimi kulturor po i ndihmon shqiptarët të rikthehen te vlerat dhe traditat, që ndonjëherë mund të jenë harruar. monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0