E habitshme/ Ky shtet merr vendim, u “gjen punë” sorrave -

E habitshme/ Ky shtet merr vendim, u “gjen punë” sorrave

Sorrat po angazhohen për të mbledhur filtrat e cigareve nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë. Si shpërblim marrin pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompani e re në Södertälje, afër Stokholmit.

“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.

Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard filtra cigaresh të përdorura lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave.

Lexo: Lufta për nikelin: ‘Po shkatërrojnë të ardhmen tonë’

Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.

Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e filtrave të cigareve të hedhura në qytet.

Autoritetet lokale janë duke zhvilluar fillimisht një projekt pilot para se ta marrin vendimin për zbatimin e kësaj metode në tërë qytetin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0