Më 3 janar në orbitën e ulët u lëshuan dy satelitët Albania One dhe Albania Two. Pas gjashtë muajsh, satelitët kanë furnizuar me imazhe “ASIG” Autoritetin Shteteror per Informacionin Gjeohapesinor.
Sipas asaj që u prezantua ditën e sotme, objektivi kryesor i satelitëve Albania One dhe Albania Two ka qenë monitorimi i territorit dhe sigurimi i qasjes në të dhënat e regjistruara.
Por çfarë kanë zbuluar deri më tani satelitët
Falë këtyre imazheve satelitore Shqipëria ka sot një hartë të plotë të përmbytjeve.
Po ashtu, përmes këtyre imazheve mund të lexohet në kohë reale situata lidhur me shfrytëzimin e territorit, lejet e ndërtimit, apo ndërtimet pa leje.
Një hartë e mbjelljes së tokave me kanabis gjithashtu u është vënë në dispozicion autoriteteve ligjzbatuese.
Kur u lëshuan satelitët
Në janar të këtij viti në qendrën hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, SHBA u krye lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë, Albania One dhe Albania Two. Përveç dy satelitëve Albania One dhe Albania Two u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë nga kompania. Deri në 21 qershor, janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 16 mijë e 324 kilometrat katrorë të Republikës së Shqipërisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.