OpenAI do të ofrojë deri në 20,000 dollarë shpërblim për raportimin e defekteve - Business Magazine Albania

OpenAI do të ofrojë deri në 20,000 dollarë shpërblim për raportimin e defekteve

OpenAI, firma e cila qëndron pas senzacionit ChatGPT, ka deklaruar se do të ofrojë deri në 20 mijë dollarë për përdoruesit të cilët i raportojnë defektet në sistemin e saj të inteligjencës artificiale.

Programi “OpenAI Bug Bounty”, i cili u lansua dje, do të ofrojë shpërblime për përdoruesit duke u bazuar në ashpërsinë e defekteteve të cilat ata raportojnë, me shpërblimet të cilat fillojnë nga 200 dollarë për defekt.

Kompanitë e teknologjisë programet për shpërblesat e defekteve zakonisht i përdorin për t’i inkurajuar programerët dhe hakerët etikë t’i raportojnë defektet në sistemet e tyre softuerike.
lexo: Ja çfarë duhet të fshini menjëherë nga Facebook?

Sipas detajeve në platformën e shpërblesave të defekteve “Bugcrowd”, OpenAI i ka ftuar studiuesit që të rishikojnë disa funksionalitete të caktuara për ChatGPT-n dhe kuadrin se si komunikojnë sistemet e OpenAI dhe se si i ndajnë të dhënat me aplikacionet e palëve të treta.  reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0