Kina shpik pajisjen për puthjet në distancë - Business Magazine Albania

Kina shpik pajisjen për puthjet në distancë

Një ide e lindur gjatë pandemisë çoi në shpikjen e një pajisjeje për puthjet në distancë. Një kompani kineze ka krijuar këtë aparat që padyshim do u shërbejë njerëzve që po përjetojnë marrëdhënie në distancë. Pajisja bën të mundur transmetimin e puthjeve të përdoruesve përmes sensorëve të lëvizjes tek buzët e silikonit, të cilat lëvizin thuajse në të njëjtën kohë që preken nga përdoruesit.

I quajtur MUA, sipas tingullit që njerëzit zakonisht lëshojnë kur dërgojnë një puthje, pajisja gjithashtu kap dhe riprodhon tingullin dhe ngrohet pak gjatë puthjes, duke e bërë përvojën më autentike.

Puthjet e dërguara mund të shkarkohen në një aplikacion dhe nga përdorues të tjerë.

Shkencëtarët mesa duket reflektuan gjatë periudhës së gjatë të pandemisë, pasi panë që autoritetet në rastin më ekstrem i ndalonin të dilnin nga banesat apo të takonin të afërmit për disa muaj rresht.
Lexo: Nuk ka më low cost; Rriten ndjeshëm çmimet e biletave të avionëve nga Rinasi, mesatarisht 100-200 euro

Shpikësi i “MUA”quhet Zhao Jianbo, i cili shprehet se e ka përjetuar vetë marrëdhënien në distancë asokohe.

“Unë isha në një lidhje atëherë, por nuk munda ta takoja të dashurën time për shkak të bllokimeve”, tha ai.

Projektin e tij, Zhao e prezantoi fillimisht në Pekin, e më pas krijoi produktin e parë të kësaj pajisjeje.

Në dy javë pasi pajisja doli në treg, firma shiti mbi 3,000 makineri puthjeje dhe mori rreth 20,000 porosi.
Lexo: Franca i bashkohet vendeve që ndalon përdorimin e TikToknë telefonat zyrtarë

Të gjithë të dashuruarit që kanë partnerët në distancë, duhet ta shkarkojnë një aplikacion në telefon dhe të lidhin me të makinerinë e puthjes.

Pajisja është e disponueshme në disa ngjyra, por me të njëjtat buzë unisex. Kjo shpikje ka pasur reagim të madh në rrjet, disa ndihen jo rehat me të pasi besojnë se pajisja do të përdoret për qëllime erotike, e disa të tjerë mezi presin ta blejnë.

MUA nuk është pajisja e parë e puthjes në distancë. Studiuesit në Universitetin e Elektro-Komunikimeve të Tokios shpikën një “makinë transmetimi puthjeje” në vitin 2011 dhe Instituti Imagineering i Malajzisë bëri një pajisje të ngjashme të quajtur “Kissinger” në 2016.  gadgets360

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0