Franca i bashkohet vendeve që ndalon përdorimin e TikTok në telefonat zyrtarë - Business Magazine Albania

Franca i bashkohet vendeve që ndalon përdorimin e TikTok në telefonat zyrtarë

Franca do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok, në telefonat e punës të nënpunësve civilë, tha ministri i Shërbimit Civil Stanislas Guerini.

“Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat e nënpunësve civilë”, tha ai në një deklaratë.

Lexo edhe: SHBA po mendon ndalimin në të gjithë vendin të TikTok. Britania e ndalon te telefonat e zyrtarëve

Ai shtoi se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin e TikTok nga administratat e tyre.

Guerini tha se aplikacionet rekreative nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që të vendosen në pajisjet e administratave, duke shtuar se ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe se shërbimet qeveritare do të monitorojnë pajtueshmërinë./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0