Megjithatë, si me shumicën e gjërave në jetë, ka rreziqe për freelancing. Megjithëse mund të duket e lehtë, gjithmonë ka sfida dhe vështirësi dhe mund të jetë veçanërisht e vështirë kur jeni në fazat fillestare të karrierës suaj. Por me aftësi të mira, njohuri, pasion dhe qëndrimin e duhur, nuk është e pamundur të jesh i suksesshëm në këtë fushë.
Lexoni: Ngritja e ekonomisë “freelancer”
Business Magazine në këtë artikull iu tregon disa nga këshillat për punën si freelancing.
1. Përdorni një kontratë për çdo projekt
Edhe në qoftë se është vetëm një projekt i vogël, nënshkrimi i një kontrate para se të bëni ndonjë punë është shumë e rëndësishme. Pse? Sepse një kontratë do të të mbrojë dhe do t’ju japë udhëzime se si ta bëni këtë punë. Por, si do ta hartoni një kontratë? Ju nuk duhet ta bëni atë shumë të komplikuar. Vetëm përfshini një marrëveshje të përgjithshme që mbulon detajet jetësore të punës që ju dhe klienti juaj keni rënë dakord. Më poshtë janë bazat që duhet të përfshijë çdo kontratë:
- Një siguri që puna që do të përfundoni është origjinale dhe se nuk do të jetë një plagjaturë e punës së njerëzve të tjerë.
- Një siguri se çdo gjë në lidhje me klientin tuaj do të mbetet konfidenciale.
- Detajet tuaja të pagesës.
- Një kusht që sapo klienti juaj të pranojë produktin e përfunduar, ata pranojnë përgjegjësinë e plotë për çdo proces tjetër, ku përdoret kjo punë.
Këto janë vetëm disa nga gjërat që ju duhet të përfshini në kontratë, por gjithmonë mund ta hartoni vetë sipas nevojave tuaja.
2. Gjithmonë kërkoni një paradhënie
Shumica e transaksioneve të një freelanceri bëhen në internet. Tendenca për t’u mashtruar online është më e lartë pasi shumicën e kohës, ju nuk e njihni personalisht klientin tuaj ose ku ai / ajo jeton. Ju gjithashtu nuk e dini nëse ai / ajo është duke përdorur identitetin e vërtetë të tij/saj. Marrja e një paradhënieje do t’ju ndihmojë të mbroni veten nga të qenit viktimë e mashtrimit. Mundohuni të merrni së paku 50% të pagesës totale para se të filloni projektin dhe 50% e fundit para se të dërgoni produktin përfundimtar te klienti juaj. Mos dërgoni asnjë punë, para se të jeni paguar plotësisht në mënyrë që të shmangni rrezikun e mashtrimit.
3. Mësoni të thoni jo
Nëse jeni duke filluar karrierën tuaj si freelancer, thënia Jo mund të jetë një problem. Ju dëshironi t’u bëni përshtypje të gjithë klientëve tuaj, kështu që do të ofroni të gjithë ndihmën që mund të jepni për të shmangur zhgënjimin. Kjo do të rezultojë në shumë punë dhe stres që me siguri do të ulë cilësinë e punës suaj.
Lexoni: NËSE DO TË BËNIT MJAFTUESHËM PARA PËR TË JETUAR MIRË, A DO TË PUNONIT FREELANCER?
Çfarëdo që të jetë vendimi juaj, një gjë është e sigurtë: Ju do të zhgënjeni dikë. Mund të jetë klienti, sepse nuk mund ta përfundoni punën në afatin e caktuar, mund të jetë familja tuaj pasi duhet të punoni më tepër dhe të shpenzoni më shumë kohë në të, ose do të zhgënjeni veten, sepse mund të jeni të pakënaqur me punën tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të mësoni të thoni jo, nëse mendoni se ngarkesa juaj e punës tashmë është e mjaftueshme për të balancuar gjithçka.
4. Trajtojeni mirë klientët tuaj
Biznesi juaj si freelancer duhet të reflektojë se kush ju jeni, sepse klientët duan të dinë se me kë po punojnë. Pra sigurohuni që të keni aftësitë ndërpersonale për t’u marrë me çdo klient. Sigurohuni që të jeni mjaft të këndshëm.
Si do ta bëni këtë? Duhet të jeni plotësisht transparentë dhe profesionalë me ta. Shpjegojuni atyre gjithçka që duhet të presin kur punojnë me ju. Le të ndjejnë se ju nuk jeni vetëm të interesuar në të ardhurat tuaja, por edhe në biznesin e tyre dhe në vetë klientët. Kjo do t’i ndihmojë ata të krijojnë besim tek ju dhe puna juaj.
5. Krijoni një faqe ose blog personal
Për të arritur më shumë klientë, patja e një faqe interneti ose blogu do iu ndihmojë shumë. Mundohuni të vendosni portofolin tuaj të punës atje. Nuk keni pse të vendosni çdo shembull të punës që keni bërë në të kaluarën. Vetëm mos harroni të postoni llojet e vendeve të punës që shpresoni të vazhdoni të punoni dhe më së shumti të gjitha projektet në të cilat jeni specializuar.
6. Njihni numrat tuaj
Numrat mund të shërbejnë si një udhëzues për biznesin tuaj. Njohja e numrit tuaj do të thotë të dini se sa vlejnë aftësitë, përpjekja dhe puna juaj. Përveç kësaj, duhet të dini se nga vijnë të ardhurat tuaja (cilët janë klientët, lloji i projekteve, të ardhurat pasive) dhe përqendrohuni më shumë në fushat që prodhojnë rezultatet më të mëdha. Njohja e këtyre numrave do të hedhë dritë mbi aspektet që ju duhet të punoni më së shumti dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku ka vend për përmirësime.
7. Kurseni për “sezonin me shi”
Puna e freelancer është sezonale. Duke pasur projekte të mjaftueshme për të financuar nevojat tuaja ditore, nuk do të thotë që do të merrni të ardhura të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Ashtu si çdo biznes tjetër, do të ketë raste kur puna e ardhshme do të jetë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat tuaja. Pra, për të mbyllur boshllëkun gjatë atyre periudhave, është e rëndësishme të ndërtojmë një fond duke kursyer një pjesë të të ardhurave gjatë periudhave të suksesshme.
Lexoni: PUNËT FREELANCE QË PAGUHEN SHUMË
burimi: Goalcast
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.