“Signal” në qendër të vëmendjes! A është vërtet privat ky aplikacion - Business Magazine Albania

“Signal” në qendër të vëmendjes! A është vërtet privat ky aplikacion mesazhesh?

Një aplikacion mesazhesh që ka fituar popullaritet të madh mes gazetarëve, aktivistëve dhe atyre që vlerësojnë privatësinë, Signal është bërë titull lajmi pasi Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i The Atlantic, u zbulua se ishte shtuar në një bisedë grupi me anëtarë të kabinetit të ish-presidentit Donald Trump… për sulme ushtarake në Jemen.

Lexo gjithashtu: Çfarë mund të mësojë Inteligjenca Artificiale nga siguria e aviacionit

Ngjarja ndezi alarmet e sigurisë kombëtare në SHBA dhe jo pa arsye. Sepse, për sa i përket sigurisë digjitale, teknologjia është vetëm gjysma e punws. Gjysma tjetër? Është mënyra se si e përdorim.

Çfarë është Signal dhe pse quhet “privat”?

Ndryshe nga WhatsApp apo iMessage, që janë pronë e gjigantëve si Meta apo Apple, Signal operohet nga një fondacion jofitimprurës. Pa reklama, pa ndjekje të të dhënave, pa interes komercial. Thjesht komunikim i koduar për ata që duan privatësi reale.

Lexo gjithashtu: A është profili juaj online i sigurt? 4 hapa sesi të merrni kontrollin e pranisë suaj në internet

Aplikacioni ofron:

-Mesazhe dhe thirrje të koduara nga fillimi në fund, që do të thotë se vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë.

-Mundësinë për të vendosur mesazhet të zhduken automatikisht, nga 30 sekonda deri në katër javë.

-Nuk ruan mesazhe në serverët e vet, përveçse kur pajisja e marrësit është offline.

-“Numri i sigurisë”, një kod unik që garanton që po komunikoni me personin e duhur.

Lexo gjithashtu: Si po ndërhyn Inteligjenca Artificiale në procesin e punësimit

Por, ka një “por”…

Ekspertët paralajmërojnë, Signal është e sigurt në transit, por jo domosdoshmërisht te destinacioni. Nëse personi që merr mesazhin e ndan atë me të tretët, apo përdor një pajisje të komprometuar, asnjë kodim nuk mund ta mbrojë përmbajtjen tuaj.

“Një gabim i zakonshëm është të mendosh se kodimi mbulon gjithçka,” shpjegon Galperin. “Mesazhi është i sigurt gjatë rrugës, por sapo e merr personi tjetër, është në duart e tyre.”

Në thelb, teknologjia është e fortë, por faktori njerëzor mbetet pika më e dobët.

Si ta përdorni Signal në mënyrë të zgjuar?

  1. Shkarkoni aplikacionin nga App Store ose Google Play.
  2. Verifikoni llogarinë me një numër telefoni, por mund ta fshehni më pas për të ruajtur anonimatin.
  3. Filloni bisedat duke kërkuar kontakte, ose duke përdorur emrin e përdoruesit.
  4. Vendosni që mesazhet të zhduken automatikisht për më shumë siguri.
  5. Verifikoni “numrin e sigurisë” me kontaktet tuaja për të shmangur ndërhyrje.
  6. Mbroni përmbajtjen e aplikacionit, sidomos kur kaloni nga një aplikacion në tjetrin në telefon.

Dhe një këshillë për fund

Nëse doni privatësi të vërtetë, kujdesuni jo vetëm çfarë dërgoni, por edhe kuj ia dërgoni.

Në një epokë ku informacioni shpërndahet me një klik, Signal është një armë e fuqishme për komunikim të sigurt, por si çdo armë, duhet përdorur me përgjegjësi. Sepse edhe aplikacioni më privat në botë… nuk mund të mbrojë nga një screenshot.

Në fund të ditës, privatësia nuk është vetëm çështje teknologjie,është edhe mënyrë jetese. Dhe si çdo mënyrë jetese, kërkon zgjedhje të vetëdijshme.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen.”
— Vincent Van Gogh
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0