Ky është gjeniu 14-vjeçar nga India që po transformon mjekësinë përmes inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

Ky është gjeniu 14-vjeçar nga India që po transformon mjekësinë përmes inteligjencës artificiale

Siddharth Nandyala, një djalosh 14-vjeçar me origjinë nga India dhe banues në Dallas, ka mahnitur botën e teknologjisë dhe mjekësisë me shpikjen e tij të fundit: Circadian AI – një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar sëmundjet e zemrës për vetëm shtatë sekonda, përmes regjistrimeve të thjeshta të tingullit të zemrës. Me certifikime nga Oracle dhe ARM, Siddharth mban edhe një tjetër rekord: është profesionisti më i ri në botë i certifikuar në AI.

Aplikacioni i tij është testuar me më shumë se 15 mijë pacientë në SHBA dhe mbi 700 të tjerë në Indi, duke shënuar një saktësi mbresëlënëse prej 96%. Përveç kësaj, shpikja e tij është vlerësuar edhe nga personalitete të mëdha si ish-Presidentët amerikanë Barack Obama dhe Joe Biden, të cilët i kanë dërguar letra mirënjohjeje. Në janar, ai u prit edhe nga Kryeministri indian, N. Chandrababu Naidu, për të diskutuar mundësinë e zbatimit të teknologjisë në shkallë më të gjerë.

“Imagjinoni sikur zemra juaj të mund të fliste me ju,” thotë Siddharth për India Today, duke shpjeguar se aplikacioni u krijua nga nevoja për një mjet të thjeshtë, por të fuqishëm, për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare, shkaku numër një i vdekjeve në mbarë botën, sipas OBSH-së.

“Diferenca mes jetës dhe vdekjes është diagnostikimi i hershëm. Kjo më shtyu të zhvilloja Circadian AI – doja të krijoja diçka që shpëton jetë,” shton ai.

Aktualisht, aplikacioni është i destinuar për përdorim spitalor dhe jo për përdorim individual. Në spitalet GGH në Guntur dhe Vijayawada, testimet kanë zbuluar me sukses qindra raste të sëmundjeve të zemrës, duke përforcuar potencialin që kjo teknologji ka për t’u bërë pjesë e pandashme e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

Lexo edhe: Roboti BESA- Revolucioni në fushën e Inteligjencës Artificiale i cili flet shqip

Si funksionon teknologjia e Circadian AI

CircadiaV analizon regjistrimet e zërit të zemrës nëpërmjet algoritmeve të AI-së për të identifikuar në kohë të shpejtë problemet e mundshme kardiake. Falë kësaj procedure të thjeshtë dhe të shpejtë, aplikacioni mund të ndihmojë ndjeshëm në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në zonat me akses të kufizuar në mjekësi. Testimet në spitalin Guntur Government General Hospital në Indi kanë treguar efikasitetin e CircadiaV në mjedise reale klinike, duke e bërë atë një instrument premtues për kujdesin shëndetësor në mbarë botën.

Përveç inovacionit të tij, Siddharth është edhe themeluesi i STEM IT, një nismë për të nxitur edukimin në shkencë dhe teknologji mes të rinjve, duke dëshmuar se vizioni i tij shkon përtej teknologjisë, drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Burimi: India Today/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0