Punët freelance që paguhen shumë - Business Magazine Albania

Punët freelance që paguhen shumë


Freelancing është përhapur shumë kohët e fundit. Nëse mendoni të punoni të pavarur me kohë të plotë apo ta përdorini atë si një suplement për të tërhequr të ardhurat tuaja, fillimisht duhet të zgjidhni fushën ku duhet të punoni. Sigurohuni që kjo punë përveçse t’iu pëlqej dhe të jeni të aftë për ta bërë, t’iu sigurojë të ardhura të mjaftueshme në mënyrë që t’ia vlejë dhe mundimi.

Shumë njerëz mendojnë që një freelancer nuk fiton shumë. E vërteta është se pothuajse gjysma e freelancer-ave, sipas një studimi të bërë në vitin 2015, fitojnë nga 25000 deri në 75000 dollarë në vit.

Këto janë disa nga karrierat që paguhen mirë duke punuar si freelancer:

1. Marketing

Keni njohuri në fushën e marketingut? Ju mund të fitoni rreth 46 deri në 53 dollarë në orë duke punuar si një freelancer. Ajo që duhet të bëni është të krijoni strategji të përgjithshme për brande të ndryshme, duke përdorur median sociale dhe duke punuar në marrdhënie me konsumatorët. Gjeni një kompani që ju pëlqen dhe ju mund të krijoni një punë fleksibël afatgjatë.

2. Dublim

A keni ëndërrur gjithmonë të aktroni? Ose ndoshta njerëzit që ju rrethojnë ju thonë shpesh se keni një zë të mrekullueshëm. Nëse përgjigjia juaj është po, atëherë konsiderojeni ta përdorni këtë dhunti si një mundësi për freelance. Ju mund të fitoni deri në 72 dollarë në orë. Shumë kompani kanë filluar të përdorin video në reklamat e tyre, sepse njerëzit reagojnë më shpejt ndaj një video sesa ndaj një shkrimi, prandaj kjo është një industri në rritje.

3. Programim

Programimi i kompjuterit është një nga ato gjëra që mund ta bësh kudo që ndodhesh, mjafton të kesh një kompjuter dhe lidhje me internetin. Nëse dini si të programoni atëherë kjo është në avantazhin tuaj. Por nëse po filloni për herë të parë, ka me miliona vende në internet ku mund të mësoni rreth programimit.

Ju mund të fitoni deri në 60 dollarë në orë si një programues freelancer.

4. Shkrimi

Në ditët e sotme të gjithë kemi diçka për të thënë dhe shumë njerëz nuk kanë mjaftueshëm kohë për ta thënë atë. Prandaj shkrimi është një model tjetër për freelancer. Ju e zgjidhni vet për çfarë doni të shkruani : financë, reklamim, blog apo diçka tjetër. Shkrimtarët e mirë freelancer fitojnë rreth 55 dollarë në orë, në varësi të detyrës.

5. Përkthimi

Nëse njihni dy apo më shumë gjuhë të huaja, ju mund ti ktheni këto dije në para të thata. Përkthimi i gjuhës koreane paguhet shumë, po ashtu përkthimi Spanjisht-Anglisht, megjithatë mundësitë janë të shumta edhe për gjuhë të tjera. Ju mund të fitoni nga 20 deri në 40 dollarë në orë, në varësi të detyrës, nivelit të aftësisë dhe gjuhës së pëzgjedhur.

6. Puna ligjore

Nëse keni punuar apo studiuar për juridik, ju mund të fitoni goxha para duke punuar si freelancer. Avokatët ligjor kërkojnë 112 dollarë në orë, avokatët e pronësisë intelektuale 120 dollarë në orë dhe konsulentët ligjor paguhen rreth 70 dollarë në orë. Edhe nëse nuk e praktikoni këtë profesion gjatë gjithë kohës, nëse keni trajnimin e duhur dhe çertifikimin, kjo mund të jetë një karrierë fitimprurëse si freelancer.

7. Fotografia

Ndonjëherë duket sikur të githë duan të hapin një biznes që lidhet me fotografinë. Por nëse e pëlqeni si punë dhe dini ta bëni mirë atë, atëherë jepini vetes një mundësi. Fotografët profesional të dasmave paguhen rreth 2000 dollarë në varësi të tregut. Në momentin që fama juaj përhapet, ju mund të fitoni akoma dhe më shumë.

Si bonus disa fotografë dashmash janë të ftuar dhe në dasma në vende ekzotike. Puna më e mirë e mundshme.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0