Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës(WIIW) në raportin e tij më të fundit ka bërë me dije se ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023. Ndërsa projeksioni për vitin 2024 është 3.8%, dhe për vitin 2025, 4%.
Rritja ekonomike e Shqipërisë renditet pas Kosovës. Kjo e fundit e ka parashikueshmërinë e rritjes ekonomike 3.4 përqind.
Sipas institutit rritja do të jetë më e ngadaltë në disa vende të rajonit të Ballkanit.
Në Serbi rritja parashikohet 1.3%, Bosnjë dhe Hercegovinë 1.5% dhe Maqedoninë e Veriut 1.6%.
Sipas Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të tregojnë performancë rritjeje mbi mesataren.
Lexo: Business Academy: trajnim për ligjin e punës në Kosovë
Kjo falë flukseve të mëdha hyrëse të fondeve të BE-së, remitancave, investimeve të huaja dhe të ardhurave nga turizmi.
Në një vlerësim të situatës gjeopolitike të rajonit, WIIW vëren se tensionet e fundit në Kosovën Veriore, nuk janë të mira për perspektivat e Kosovës dhe Serbisë. Ato mund të ndikojnë në atraktivitetin e tyre për investime në të ardhmen.
Për vitin 2023, WIIW parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike, në një mesatare prej 1.2% për vendet anëtare të BE-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto