Twitter e etiketon BBC-në si medium që financohet nga qeveria britanike - Business Magazine Albania

Twitter e etiketon BBC-në si medium që financohet nga qeveria britanike

Twitter e etiketon BBC-në si medium që financohet nga qeveria britanike

Elon Musk e ka renditur BBC-në mesin e mediave “pjesërisht e njëanshme” pasi  transmetuesi ka kundërshtuar vendimin e etiketimit në Twitter  dhe e cileson ate si një “media e financuar nga qeveria”. BBC kontaktoi Twitter-in pas vendosjes së etiketimit në llogarinë kryesore “@BBC”. 

Në deklaratën e saj BBC shtoi: “BBC-ja është, dhe gjithmonë ka qenë e pavarur. Ne financohemi nga popullata britanike nëpërmjet tarifës së licencës”.

Që nga viti 1927, BBC-ja ka operuar përmes një Karte Mbretërore të rënë dakord me qeverinë që thotë se korporata “duhet të jetë e pavarur”, veçanërisht mbi “vendimet editoriale dhe krijuese.
Lexo: Sateliti vëzhgues i Turqisë do të lansohet në hapësirë më 11 prill

Britanikët për çdo vit paguajnë një tarifë licence me vlerë prej 159 funteve për të financuar funksionimin e korporatës. Tarifa është e vendosur nga qeveria, por që paguhet individualisht nga çdo familje.

Duke iu përgjigjur ankesës, Musk shtroi këtë pyetje: “A është ky etiketim i saktë?”. Në një e-mail dërguar BBC-së, ai shkroi: “Ne synojmë që të kemi një transparencë dhe saktësi të plotë. Lidhja me pronësinë dhe burimin e fondeve ndoshta ka kuptim”.

“Unë mendoj se organizatat e mediave duhet të jenë të vetëdijshme dhe të mos pretendojnë mungesën e plotë të njëanshmërisë. Të gjitha organizatat e mbajnë një anë, dhe disa prej tyre pak më shumë se të tjerat. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0