Trajnim: Menaxhimi i Shitjeve

Trajnim: Menaxhimi i Shitjeve


“SHITJA – Mjeshtëri e Mendjes dhe e Qasjes Suaj”

Lektore:     Znj. Elda Gjoka

Data:         23-24-25 Tetor 2017

Orari:        16:30-20:00 

Një program ndëraktiv i ndarë në tre seanca që eksplorojnë dhe frymëzojnë  psikologjinë e procesit të shitjes dhe rolin që ka qasja individuale në suksesin dhe efektivitetin e proceseve të shitjes si ato prospektive ashtu edhe ato të shënjestruara dhe të kultivuara prej kohësh.

Dimensioni njerezor është tejet i rëndësishëm dhe faktor vendimtar në shitje, kombinuar me vetëdijen e qasjes profesionale, çdokush që është pjesëmarrës në këtë rrugëtim tre ditor, do të përjetojë reflektimin mbi dinamikën, faktorët, qasjen dhe mendësinë e shitësit profesional dhe modelit bashkëkohor kombinuar me specifikat kombëtare dhe nevojat e tregut. 

Objektivi:

Objektivi i trajnimit është të familjarizojë me mjeshtëritë e shitjes efektive pjesëmarrësit, në një mënyrë që mendësia e shitjes dhe qasja në shitje të jetë pjesë e një procesi origjinal sipas karakteristikave individuale të individit që performon në shitje, por që ndërkohë të fitohet vetëdije për procesin e shitjes si një proces i mirëfilltë psikologjik e profesional.

Trajnimi do të ofrojë një hartë të qartë të procesit të shitjes dhe kultivimin e komunikimit efektiv njerëzor me mendësinë për të realizuar shitje të sukseseshme, që sjellin si rrjedhojë kënaqësi në biznes dhe marrëdhënie afatgjatë të shëndetshme biznesi dhe zgjerim të tregut.

Individë apo drejtues të skuadrave të shitjes do të frymëzojnë dhe udhëheqin proceset në mënyrë më genuine, pasi vetëdija për rolin e mendësisë dhe qasjes në proces do të lehtësojë rezultatet e shitjes dhe optimizojë përpjekjet. 

Kush janë përfituesit 

Përfaqësues të shitjeve, staf front line, menaxherë të shitjeve, drejtues të bizneseve, drejtues të marketingut, specialistë për përfaqësimin e produkteve dhe shitjeve direkte.

Metodologjia

  • Një workshop-trajnim 3 ditor prej 3.5 orësh në ditë (nga 16:30-20:00pm)
  • Ndërveprim nderaktiv dhe diskutime në grup, punë në grup, prezantime.
  • Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.
  • Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

Lektori:

Elda Gjoka MSc– Sipërmarrëse, Folëse Motivuese, Praktikuese Reale në Sipërmarrjen e Shitjeve të Suksesshme.

Mbi 16 vite eksperiencë, ka trajnuar mbi 2000 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave në fusha si: Kominikimi; Shitja; ToT; Menaxhimi i Konfilktit; Advokacia & Lobimi.

Programi

Dita I-rë 16:30 – 20:00

  • Intro në Rrugëtimin tre ditor dhe Prezantimi i pjesëmarrësve.
  • Procesi i shitjes…që njohim.
  • Procesi i shitjes siç e mendojmë se duhet të jetë…
  • Procesi i shitjes  siç është…
  • Skanimi i aktualitetit.

Dita II-të 16:30 – 20:00

  • Komunikimi Efektiv  në Hapat e Procesit të Shitjes
  • Delikatesa e Etapës së Mbylljes së Shitjes
  • Teknikat e Mbylljes së Shitjes

Dita III-të 16:30-20:00

  • Procesi i Shitjes siç është. Përmbledhje.
  • Simulim i Skenarëve që zbulojnë ate çka mësuam, dhe ate çka menduam se mësuam, për të na shtyrë  drejt asaj se si të vetëdijësohemi për atë çka  duhet të dimë.
  • Përmbledhje e Seminarit.

19:40  Formularët e Vlerësimit, Shpërndarja e Certifikatave dhe Foto e përbashkët.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit. Për antarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 20 tetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0