Top 8 artikujt më të lexuar të BusinessMag gjatë 2019 - Business Magazine Albania

Top 8 artikujt më të lexuar të BusinessMag gjatë 2019


Është bërë traditë tashmë që çdo fundvit BusinessMag nxjerr top artikujt më të lexuar gjatë gjithë vitit.

Edhe ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për median e parë dixhitale fokusuar tek sipërmarrja dhe biznesi, duke rezultuar në rritje të numrit të lexuesve dhe artikujve të publikuar. Si çdo vit BusinessMag ka sjellë histori frymëzuese biznesi, personazhe që kanë korrur sukses brenda dhe jashtë Shqipërisë, personazhe që na kanë bërë krenarë në botë, sipërmarrës të rinj që kanë shtrirë aktivitetin e tyre përtej vendit tonë, e shumë artikuj të tjerë.

Më poshtë po ju sjellim top 8 artikujt më të lexuar të vitit 2019:

Një prej sfidave më të mëdha, që universitetet dhe shkollat ende nuk e kanë identifikuar (çka na pengon të flasim për përpjekjet në trajtimin e saj) është teknologjia. Sot bota e teknologjisë po ecën me ritme aq të shpejta sa të gjitha vendet e zhvilluara po vënë theksin tek roli i ri njeriut, detyrat e pazëvendësueshme dhe detyrat e reja të tij. Aftësia e gjykimit, filozofia, socializimi, të gjitha aftësitë e buta, janë bërë domosdoshmëri për njeriun.

Po sa hapësirë u japin kurrikulat tona këtyre aftësive?!

“Kur nxënësi është gati, mësuesi është aty”. Pjesëmarrësit e etur për të mësuar më shumë rreth mundësive të tyre për sukses, furnizuan Vasil Naçin me energjinë e nevojshme për të shkëlqyer për tre ditë rresht në skenë.

Inteligjenca artificiale po na riformulon njohuritë. Çfarë na pret në të ardhmen? Kjo është ajo që Rudina Seseri po mundohet ta zbulojë.

Teknologjia ka ardhur në atë pikë sa mund të ofrojë njoftime dhe informacione në lidhje me katastrofat e ndryshme natyrore.

Me tërmetet e fundit që po ndodhin në vendin tonë BusinessMag në këtë artikull ju solli disa aplikacione ku ju mund të merrnit informacione dhe njoftime mbi tërmetet.

Ajo është ventriloquistja (teknika e të folurit me bark duke e mbajtur gojën e mbyllur) e parë në Shqipëri, është mentore, aktore, drejtuese e iACT studio… lista është e gjatë, por së fundi e kemi parë si mentore e të folurit në publik të mentorit të 9000 personave Z. Vasil Naçi. Ajo është Arjeta Dhima! BusinessMag pati kënaqësinë të zhvillonte një intervistë me të, ku ajo tregon eksperiencën me “Rruga drejt suksesit”, me konferencën e muajit korrik për ventriloquistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet që ka për publikun shqiptar dhe më shumë.

Studentja e Fakultetit të Mjekësisë, Shqipdona Lahu ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje me vendimin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë për punësimin e personelit akademik, ku Lahu ishte ishte e vetmja kandidate me notën maksimale 10.0 dhe i plotësonte të gjitha kushtet por kjo nuk e ndihmoi të fitonte vendin e punës.

Kur shkojmë në kafene apo në një dyqan, zakonisht kemi një ide se çfarë do të blejmë. Megjithatë, shpesh bëjmë blerje që nuk mund t’ia shpjegojmë as vetes më vonë.

Lexoni artikullin për të aprë disa mënyra se si ‘mashtrohemi’ nga marketingu dhe shpenzojmë shumë më tepër sesa kishim menduar fillimisht.

Artes ishte e entuziazmuar për këtë çmim, por më shumë e vendosur për të vazhduar prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër, me një mesazh të rëndësishëm, si ky. Ajo shpreson të jetë një zë fuqizimi dhe të tregojë histori domethënëse mes përmbajtjes së madhe të internetit.

Lexoni: Top 8 artikujt më të lexuar të BusinessMag gjatë vitit 2018
Top 10 artikujt më të lexuar për vitin 2017 në Business Magazine Albania
Top 10 Artikujt më të lexuar në 2016 të Business Magazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0