Arjeta Dhima, mentore e mentorit të 9000 personave - Business Magazine Albania

Arjeta Dhima, mentore e mentorit të 9000 personave


Ajo është ventriloquistja (teknika e të folurit me bark duke e mbajtur gojën e mbyllur) e parë në Shqipëri, është mentore, aktore, drejtuese e iACT studio… lista është e gjatë, por së fundi e kemi parë si mentore e të folurit në publik të mentorit të 9000 personave Z. Vasil Naçi. Ajo është Arjeta Dhima! BusinessMag pati kënaqësinë të zhvillonte një intervistë me të, ku ajo tregon eksperiencën me “Rruga drejt suksesit”, me konferencën e muajit korrik për ventriloquistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet që ka për publikun shqiptar dhe më shumë. 

Është viti i tretë që ju mentoroni mentorin e më shumë se 9000 personave, si e përshkruani këtë proces?

Ai mentoron më shumë se 9000 persona, unë jam një nga ata persona. Në këtë rast unë jap për mentorin e biznesit aftësinë time në komunikim. Kam disa vite që jam mentore personale në public speaking (të folurin në publik). Kur e kam degjuar Vasil Naçin në eventin e parë RRUGA DREJT SUKSESIT, nuk jam çuar për 6 orë nga karrigia. E gjeta veten të gozhduar nga informacioni që ky njeri po shpërndante me njerëzit e shumtë që ndodheshin në sallë. Hera e parë që degjoja në shqip një informacion të tillë që mund të të ndryshonte stilin e jetesës dhe mënyrën e të menduarit dhe të të bërit biznes. Për hir të së vërtetës gjuha shqipe që Vasili fliste nuk ishte e pastër, pra kishte aksent të gjuhës greke dhe herë-herë edhe të asaj angleze.

Në atë event u fol shumë fuqishëm se universi flet vetëm me 1 fjalë, ai thotë gjithmonë PO. Ndaj kërkojini universit çtë dëshironi! Wow, ok u hodha në veprim dhe pohova, “UNË DO TË JEM MENTORJA E KËTIJ LIDERI”. Pas 10 muajsh marr telefonatën e artë dhe puna filloi menjëherë.

Vasil Naçi nuk është aq madhështor sa e shikoni në evente dhe në libra. Madhështia e tij qëndron tek etja për të mësuar çdo të re që nuk di, tek deshira për ta ndarë dijen dhe eksperiencën e vet me të tjerët, tek respekti që ka për njerëzit, për skuadrën dhe mbi të gjitha për familjen. Familja e Vasil dhe Martha Naçit, janë shembulli që brezi ynë duhet të ndjekë.

Arjeta ti sot njihesh edhe si ventriloquistja (teknika e të folurit me bark duke e mbajtur gojën e mbyllur) e parë në Shqipëri, të kemi ndjekur në konferencën e muajit korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë mund të veçosh nga kjo eksperiencë?

Në radhë të parë të mbash emrin ventriloquiste nuk është aq e thjeshtë dhe mbi të gjitha të jesh e para në një vend ku gjuha, tingulli, artikulimi nuk është në favor. Mendova që ishte momenti dhe miqtë e ngushtë ishin super nxitës në këtë rast, “DUHET TE SHKOSH”.

Me mbështetjen e ujit GLINA që mundesoi të gjithë udhëtimin dhe konferencën u realizua çdo gjë më së miri. Atje nuk prezantoheshim ne si ventriloquist, por kukullat tona, xha Teli njohu shokët e ushtrisë, zuri shoqe të reja. Sindi pretendonte se kishte lindur në New York etj.

Lexoni: Ventrilokuistja e parë shqiptare rrëmben zemrën e publikut amerikan

Çfarë more nga kjo konferencë?

Tashmë kam mësuar që duhet të marr më të mirën edhe nga gjëja më e keqe që ndodh, imagjino çfarë mund të marr nga gjërat super të mira!!

E para kuptova se çfarë pune kisha arritur të realizoja deri në atë moment. Sa orë punë më ishin dashur për të sjellë në perfeksion atë që kolegët e mi në botë ju ishte dashur 43 vjet. Perfeksioni në teknikë dhe vokal ishte i dukshëm dhe publiku në sallë ka reaguar pikërisht për këto dy cilësi. Dhe me qenë se jemi tek pyetja çfarë mora! Mora shumë komplimenta. Mora çdo gjë nga perfeksioni i më të mirëve dhe çdo gje nga perfeksioni i atyre që po pretendonin të bëheshin më të mirët.

Miqësi shumë të mira dhe kontakte me ventriloquist nga vende të ndryshme të botës. Vazhdojmë të ndjekim njeri-tjetrin në hapat e radhës që secili bën në këtë fushë.

Foto: Fadil Berisha©

A është e vërtetë ajo që ne do të shohim? Ju keni publikuar në rrjetet tuaja sociale se shumë shpejt do të ngjiteni në skenë me një super Show!

Aaaaaaaaa yeaaaa!!! Do të thoshte Sindi! Sapo kemi publikuar herën e parë, kanë filluar prenotimet e biletave. Shumë inkurajues si gjest. Faleminderit mbështetësve.

Në fakt jemi në proces pune, çdo gjë po vjen gradualisht dhe po punohet me shumë profesionalizëm. Është sfiuese të sjellësh për audiencën inovacion. Ndryshe do të quhej shfaqje me kukulla për të rritur. Ne do të vijmë shumë shpejt me datën dhe më informacionin e saktë për publikun.

Arjeta Dhima ju jeni drejtuese e iACT studio, mentore, ventriloquiste, etj. A keni kohë për veten? 

Zgjohem herët dhe përpiqem ta kem ditën para, të shfrytëzoj çdo sekondë për të arritur objektivat afatgjata dhe ato afatshkurtëra. Përpiqem të jap maksimumin në gjerat që bëj, vetëm ashtu mund të përjetoj adrenalinën që të fal puna. Pra po them sa mirë që gjeta kohën edhe për këtë intervistë.

Foto: Fadil Berisha©

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0