Top 8 artikujt më të lexuar të BusinessMag gjatë vitit 2018 - Business Magazine Albania

Top 8 artikujt më të lexuar të BusinessMag gjatë vitit 2018


Viti 2018 për BusinessMag, median e parë dixhitale fokusuar tek sipërmarrja dhe biznesi rezultoi një vit akoma më i suksesshëm, me rritje të numrit të lexuesve dhe të artikujve të publikuar. BusinessMag ka për qëllim të frymëzojë lexuesit dhe të pasqyrojë dhe promovojë ekosistemin sipërmarrës shqiptar. Ne mbështesim çdo person me ide biznesi dhe u japim atyre shtysë për të kaluar nga idea në veprim.

Businessmag ka sjellë këtë vit histori interesante biznesi, personazhe të suksesshme, sipërmarrës të rinj që kanë dalë në tregun shqiptarë përtej tij.

Në këtë artikull po iu sjellim top 8 artikujt më të lexuar të vitit 2018:

8. Hetem Ramadani: “Të gjithë kemi mundësi të jetojmë 140 vjet”

I ftuar në Startup Grind Tirana, Hetem Ramadani ndau me pjesëmarrësit historinë e tij të jetës si dhe disa këshilla që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe më të shëndetshëm.

Të mposhtësh sëmundjet pa ilaçe!

Nëse duam të dimë se çfarë gjendjeje shëndetësore kemi sot, duhet bërë analiza se çfarë kemi ngrënë dje (në të shkuarën). Nëse duam të parashikojmë shëndetin për të nesërmen, duhet të mendojmë se çfarë do të hamë sot e çfarë regjimi kemi.”

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/hetem-ramadani-te-gjithe-kemi-mundesi-te-jetojme-140-vjet/

7. 5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

Kur flasim për drekat e darkat jashtë shtëpisë shpesh mendojmë se vlerësimet më të mira vijnë nga njerëz me përvojë e që i vizitojnë shumë restorantet. Por mediat sociale, e në veçanti Instagrami kanë bërë që edhe të rinjtë të shikojnë me vëmendje restorantet në kryeqytet. Në vëmendje të tyre janë kryesisht restorante të tendencave të reja, shumë të ndryshme nga njëra tjetra, me origjinalitet në pjatat e servirura dhe shërbimin.

Duke u bazuar tek niveli i ndjekësve në mediat sociale dhe preferencat e të rinjve në Tiranë, një prej të rinjve Kostandin Feshti sjell 5 restorantet më të mirë  e “trendy” që vlerësohen nga të rinjtë.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/5-restorantet-me-te-mira-ne-tirane-sipas-te-rinjve/

6. Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?

Për shkak se internetit mbërriti vonë në vendin tonë, edhe qasja e masës së gjerë në të ishte mjaft e vonuar. Dhe si për rrjedhojë edhe përmbajtjet në gjuhën shqipe që mund të gjenden në internet janë shumë të kufizuara, në krahasim me ato të gjuhëve të tjera dhe sidomos kur bëhet fjalë për libra.

Falë disa dashamirësve të librave, ne mund të gjejmë në internet një pjesë të bibliotekës shqiptare (ose më mirë ajkën e saj) në formatin e shkarkueshëm pdf i cili mund të aksesohet thuajse nga çdo pajisje elektronike.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/ku-munde-te-lexoni-libra-shqip-ne-internet/

5. Çfarë mesazhi urimi duhet t’iu dërgoni kolegëve, partnerëve apo klientëve tuaj për Vitin e Ri?

Jeni duke kërkuar për mesazhe urimi që t’iu dërgoni partnerëve tuaj të biznesit, klientëve apo punonjësve tuaj? Business Magazine në këtë artikull ju sjell një përmbledhje të mesazheve që mund të dërgoni për Vitin e Ri. Këto mesazhe janë për të uruar klientët, shefat, kolegët e punës dhe të gjithë ata me të cilët keni bërë biznes, pasi çdo fundvit ne jemi në dilemë dhe të stresuar për mënyrën e formulimit të mesazheve që po dërgojmë.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/cfare-mesazhi-urimi-duhet-tiu-dergoni-kolegeve-partnereve-apo-klienteve-tuaj-per-vitin-e-ri/

4. 24 rregulla për sukses nga bankieri legjendar i Wall Street

Richard Jenrette, i cili bashkë-themeloi bankën e investimeve Donaldson, Lufkin & Jenrette në vitin 1959, kaloi katër dekada në Wall Street. Ai vdiq në moshën 89 vjeçare nga kanceri, por la pas një pasuri të madhe duke përfshirë edhe 24 rregulla për sukses në financa dhe në jetë. Lista quhet “Ajo që mësova”.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/24-rregulla-per-sukses-nga-bankieri-legjendar-i-wall-street/

3. 6 mënyra se si prindërit shkatërrojnë suksesin e fëmijës së tyre

Sjellja prindërore ka një ndikim të madh në mënyrën se si fëmijët zhvillohen duke qenë mjaft të rëndësishëm në suksesin e tyre në të ardhmen. Një studim nga “The Center for Parenting Education” zbuloi se fëmijët janë të ndikuar nga qëndrimi i prindërve, qoftë pozitivisht apo negativisht. Sjellja prindërore është jetike, sepse parashikon se si fëmijët performojnë në fushën e zhvillimit psikosocial, performancës akademike, marrëdhënieve sociale dhe sjelljes ndaj problemeve.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/6-menyra-se-si-prinderit-shkaterrojne-suksesin-e-femijes-se-tyre/

2. Shqiptarë motivues që duhet të ndiqni në rrjetet sociale

Pranojeni: pjesën më të madhe të kohës, përveçse në punë ju e kaloni në rrjetet sociale. Dhe jo detyrimisht kjo është diçka e keqe. Ajo që shohim, lexojmë apo pëlqejmë, ndikon në formimin tonë dhe është burimi i frymëzimit që na shoqëron. Një shprehje e urtë thotë “Ti je mesatarja e pesë njerëzve me të cilët zgjedh të shoqërohesh”, ndërkohë sot në epokën dixhitale shprehja ndryshon në “Ti je çfarë zgjedh të ndjekësh në rrjetet sociale.”

Rrjetet sociale janë një formë e mirë për të komunikuar, ndarë informacione dhe bashkuar njerëz me të njëjtat interesa. Prandaj, BusinessMag rendit për ju 6 shqiptarët motivues që duhet të ndiqni për t’u motivuar çdo ditë:

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/shqiptare-motivues-qe-duhet-te-ndiqni-ne-rrjetet-sociale/

1. Student, nuk e ke idenë çfarë ke bërë!

Ky fundvit ishte i mbushur me protestat e studenëtve, që filloi si përgjigje ndaj vendimit të qeverisë që detyronte studentët të paguanin tarifa shtesë për provimet e mbartura. Duke marrë shkas nga kjo protestë, Albana Muçaj kryeredaktore pranë revistës sonë realizoi këtë artikull që vetëm brenda pak javës theu rekordet e shikueshmërisë.

Ti sot je Heroi i të riu e të vjetri, që emigroi këto vite për një jetë më të mire jashtë. Je heroi i të riut që po studion jashtë e me zor pret të kthehet në Atdhe të kontribuojë për vendin e tij. Por, mbi të gjitha, je përgjigjia më e mirë për çdonjërin që thotë: “këtij populli i ka vdekur nervi”, “këtu nuk rrihet”, apo “ç’dreqin deshe që u ktheve këtu!”

Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://businessmag.al/student-nuk-e-ke-idene-cfare-ke-bere/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0