Çfarë mesazhi urimi duhet t’iu dërgoni kolegëve, partnerëve apo klientëve tuaj për Vitin e Ri?

Çfarë mesazhi urimi duhet t’iu dërgoni kolegëve, partnerëve apo klientëve tuaj për Vitin e Ri?


Jeni duke kërkuar për mesazhe urimi që t’iu dërgoni partnerëve tuaj të biznesit, klientëve apo punonjësve tuaj? Business Magazine në këtë artikull ju sjell një përmbledhje të mesazheve që mund të dërgoni për Vitin e Ri. Këto përshëndetje janë për të uruar klientët, shefat, kolegët e punës dhe të gjithë ata me të cilët keni bërë biznes.

Mesazhe urimi për partnerët tuaj

  • “Ka qenë një kënaqësi të bëja biznes me ju. Këtë vit, uroj të kesh një vit të mbushur me sukses dhe lumturi.”
  • “Uroj që e gjithë lodhja t’ju shpërblehet këtë vit. Shpresoj që ky vit t’ju bekojë me sa më shumë mundësi dhe klientë. Paçi një Vit të Ri të mbarë!”
  • “Ekipi im pati një vit fantastik duke punuar me kompaninë tuaj. Uroj që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në vitin 2018 dhe në vazhdim.”
  • “Ju jeni një nga partnerët më të mirë të biznesit me të cilët kemi punuar. Ju urojmë prosperitet dhe begati, jo vetëm këtë vit, por në çdo vit. Gëzuar Vitin e Ri!”
  • “Urojmë që ky vit që po vjen të bëjë më të fortë lidhjen tonë të biznesit. Ju jeni një partner biznesi i mrekullueshëm, nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq.”
  • “Të bërit biznes me ju është një bekim. Urojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në vitet që vijojnë. Gëzuar Vitin e Ri! Kalofshi mirë ju dhe familja juaj.”

Mesazhe urimi për klientët tuaj

  • “Ju jeni nga klientët tanë më të vlefshëm, ne ju vlerësojmë për besimin që keni patur tek ne. Ju urojmë më të mirat në këtë Vit të Ri.”
  • “Ishte kënaqësi të bënim biznes me skuadrën tuaj! Urojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me sa më shumë projekte në vitin që po vjen. Paçi një Vit të Ri të mbushur me lumturi dhe bekime!”
  • “Këtë vit keni besuar në potencialin tonë. Nuk mund t’ju falenderojmë asnjëherë mjaftueshëm për këtë. Urojmë që të keni një vit të mbushur me partnerite të reja.”
  • “Urojmë që biznesi juaj të jetë akoma më i suksesshëm vitin që po vjen!”
  • “Ju jeni një nga klientët më të mirë të biznesit që kemi patur ndonjëherë! Ju urojmë një vit të mbushur me paqe, gëzim, shpresë dhe sa më shumë sukses!”
  • “Vitin e kaluar, kompania jonë u bekua me një klient si ju. Ju falenderojmë që besuat në shërbimet tona. Mezi po presim t’iu shërbejmë akoma më mirë këtë Vit të Ri.”

Mesazhe frymëzuese për biznesin

  • “Ne jemi me fat që na keni dhënë mundësinë të punojmë me skuadrën tuaj. Deri në kontratën e ardhshme, ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri!”
  • “Urojmë që ky vit t’ju sjellë sa më shumë mundësi dhe një të ardhme të mbushur me gëzim. Paçi një Vit të Ri fantastik!”
  • “Viti që po lemë pas ka qenë i mbushur me mundësi për ju dhe skuadrën tuaj. Urojmë që në këtë vit të ri të keni suksesin që meritoni.”
  • “Kam mësuar shumë nga të bërit biznes me ju. Shpresoj që të jetë jetë po kaq i suksesshëm bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Gëzuar Vitin e Ri!”

Mesazhe urimi për biznesin

  • “Urojmë që ky vit të jetë viti i realizimit të vizionit të kompanisë tuaj. Paçi një vit të begatë!”
  • “Urojmë që këtë vit të shijoni shijen e ëmbël të suksesit. Gëzuar Vitin e Ri!”
  • “Urojmë që ky Vit i Ri t’ju udhëheqi drejt suksesit. Gëzuar Vitin e Ri!”
  • “Jemi mirënjohës që punuat me ne këtë vit. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë në këtë Vit të Ri! Gëzuar Vitin e Ri!”

Mesazhe të tjera urimi

  • “Nuk kam asgjë për t’iu thënë përveç se t’iu falenderoj për mundësitë që na dhatë. Shpresoj që ky vit të jetë i mbushur me fitore dhe lumturi.”
  • “Ju e kthyet ambientin tonë të punës në një vend shumë të rehatshëm, na shtytë që të bënim më të mirën, por kurrë nuk na vutë nën presion. Jeni një nga mentorët më të mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë. Ju urojmë më të mirat!”
  • “Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me urtësi dhe dashuri. Paç një vit të ri fantastik!”
  • “Ju keni qenë shpirti i motivimit për të gjithë skuadrën. Jemi të bekuar që kemi bërë biznes me ju. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë me sa më shumë kontrata!”
  • “Uroj që ky kapitull i jetës tuaj të jetë i mbushur me triumf dhe lumturi. Paçi një Vit të Ri të lumtur me personat e dashur.”
  • “Urojmë sa më shumë sukses dhe sa më shumë mundësi në këtë vit të ri që po vjen. Gëzuar Vitin e Ri!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0