Shqiptarë motivues që duhet të ndiqni në rrjetet sociale

Shqiptarë motivues që duhet të ndiqni në rrjetet sociale


Pranojeni: pjesën më të madhe të kohës, përveçse në punë ju e kaloni në rrjetet sociale. Dhe jo detyrimisht kjo është diçka e keqe. Ajo që shohim, lexojmë apo pëlqejmë, ndikon në formimin tonë dhe është burimi i frymëzimit që na shoqëron.

Një shprehje e urtë thotë “Ti je mesatarja e pesë njerëzve me të cilët zgjedh të shoqërohesh”, ndërkohë sot në epokën dixhitale shprehja ndryshon në “Ti je çfarë zgjedh të ndjekësh në rrjetet sociale.”

Rrjetet sociale janë një formë e mirë për të komunikuar, ndarë informacione dhe bashkuar njerëz me të njëjtat interesa. Prandaj, BusinessMag rendit për ju 6 shqiptarët motivues që duhet të ndiqni për t’u motivuar çdo ditë:

1.Vasil Naçi

Vasil Naçi, e pamundur të mos njihni folësin motivues më të madh që vendi ynë ka. Nuk e them unë, por 60,000 ndjekësit në Facebook e 2000 të tjerë që ndoqën nga afër vitin e kaluar trajnimin e tij “Rruga drejt suksesit” në Pallatin e Kongreseve.

CEO & President i Agna Group, ai ka lektuar për tema mbi sipërmarrjen, lidershipin, shitjet, marketingun, komunikimin, të menduarit në mënyrë pozitive etj. Është gjithashtu bashkëautor i disa librave si: Sistemi i Bindjeve për Sukses, Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina, Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi, Roli i marketingut dhe kreativiteti; Ligjet e suksesit, etj.

Lexoni: Vasil Naçi, mentori që mblodhi dhe frymëzoi 2000 njerëz me “Rruga drejt Suksesit”

2. Laidi Ferruni

Laidi Ferruni, ose Gary Vaynerchuk shqiptar, është një nga personazhet më interesant që për asnjë arsye nuk do ta bënit unfollow. I njohur si themelues i 123.al, ekspert marketingu në shumë biznese, më e fundit Tufina.al, Laidi numëron 8,993 ndjekës besnikë në Instagram. Ndonëse jo shumë aktiv në Facebook, Laidi ka zgjedhur që Instagramin e tij personal t’ua dedikojë njerëzve që duan të frymëzohen dhe të marrin më të mirën nga jeta. Por herë pas here, përveç fotove tepër estetike me shprehje motivuese, ai angazhohet me ndjekësit duke komunikuar me ta përmes videove live, ose duke ndarë diçka nga përditshmëria e tij.

3. Eglent Bici

Rrjetet sociale i bëjnë njerëzit të famshëm shpesh pa ndonjë arsye të madhe, por Eglenti vërtet vlen të ndiqet nga të gjithë ju.

Eglent Bici është themelues i Mei Realty, një agjensi që operon në tregun e pronave të paluajtshme. Ai gjithashtu është një Trajner suksesi, i cili duket se ka një marrëdhënie të mirë me rrjetet sociale. Në instagram ai numëron 1,541 ndjekës, të cilët zgjohen duke u motivuar nga Eglenti i cili për rreth 10 minuta nga makina e tij flet për një temë të caktuar. E si mund të ndodhë ndryshe kur je një fans i Tonny Robbins. Në profilet e tij në facebook dhe instagram ai gjithashtu ndan momente nga jeta e tij, ku pjesa më e madhe janë pjesëmarrje në trajnime. Epo, nuk është dhe aq e lehtë të frymëzosh njerëz.

4. Anila Bashllari

Anila Kaba Bashllari është eksperte mendësie, mentore dhe trajnere e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional nga Qendra John Maxwell Team, në Amerikë. Karriera e saj është fokusuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, si trajnere për fushat e lidershipit, inteligjencës emocionale, menaxhimit të stresit, të jetuarit e qëllimshëm e fusha të tjera të rëndësishme të jetës.

Anila përdor teknikat më të fundit të Neuro Coaching dhe Neuroshkencës, strategji të vërtetuara si dhe qasje jo tradicionale gjatë punës së saj me klientët, me qëllim t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

Pasioni i saj është të motivojë, frymëzojë dhe inkurajojë të tjerët që të eksplorojnë potencialin dhe fuqinë e tyre të brendshme. Së fundmi, Anila ka vendosur t’u bashkohet rrjeteve sociale, si Facebook: 1,425 ndjekës, dhe Instagram: 990 ndjekës, ku shpesh ajo ndan shkrime nga blogu AnilaBashllari.com, dedikuar zhvillimit personal.

Lexoni: Arsyeja kryesore pse talenti vlen vetëm 1% në arritjen e suksesit

5. Mirela Sula

Mirela Sula është një shkrimtare, filologe dhe psikologe shqiptare. Mirela aktualisht jeton në Londër, ku punon si kryeredaktore e revistës “Global Woman”, të cilën ajo vet e ka themeluar. Mirela, e cila më herët ka marrë dhe çmimin “Gruaja frymëzuese 2015” është aktive në rrjetet sociale, në të gjitha format e mundshme. Ajo poston çdo aktivitet të Global Woman, me qëllimin për të bërë atë një projekt global, për të fuqizuar dhe frymëzuar gra në mbarë botën.

Mirela numëron 5,000 ndjekës/miq në Facebook, dhe 32,200 të tjerë në Instagram dhe nëse je femër ke më shumë arsye për ta ndjekur atë.

Lexoni: Mirela Sula: “Nëse ka një mënyrë për të fuqizuar një grua, jepi një mikrofon.”

6. Elda Gjoka

Elda Gjoka është një sipërmarrëse, folëse motivuese, praktikuese reale në sipërmarrjen e shitjeve të suksesshme. Ajo ka trajnuar mbi 2500 pjesëmarrës në fusha të ndryshme të industrisë dhe organizatave në fusha si: Komunikimi, Shitja, Menaxhimi i Konfliktit, etj. Pavarsisht impenjimeve, ajo gjen kohë për të postuar në profilet e saj në Facebook1,868 ndjekës) dhe Instagram (879). Duket se dy gjëra janë të rëndësishme për Eldën një jetë aktive dhe e shëndetshme, prandaj shpesh nëpër postime do ta shihni ose në palestër ose në trajnimin e rradhës.

7. Shpresa Rupar

Shpresa Rupar është menaxhere marketingu pranë kompanisë Weidler Schreibwaren dhe njëkohësisht ofron trajnime dhe konsulencë online, mbi zhvillimin personal dhe profesional, lidhur drejtpërdrejtë me NLP-në (Programin Neuro-Linguistik). Lektorja dhe mentorja neuro-linguistike, e lindur në Tepelenë, ka studiuar në Universitetin e Tiranës, ndërsa u zhvendos në Slloveni, ku jeton prej gati 20 vjetësh me bashkëshortin dhe vajzën e saj, dhe përfundoi studimet në Universitetin e Lubjanës. Në profilin e saj në Facebook ajo numëron 670 ndjekës, por pavarsisht kësaj ajo kërkon të frymëzoj duke postuar vazhdimisht shkrime dhe foto motivuese. Ajo gjithashtu është themeluesja e blogut “E vërteta lakuriqe”, një blog i kuruar ku do të gjeni të gjithë frymëzimin që ju nevojitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0