Njerëz nga fusha të ndryshme u bënë bashkë për të ndjekur nga afër këtë seminar, ku përveç pjesës së prezantimit pati dhe ushtrime të ndryshme, ku gjithsecili mund të reflektonte për rrugën që duhet të ndiqte drejt suksesit.
“Zgjidhni objektivat kryesore për jetën tuaj, përkushtojuni atyre dhe në këtë mënyrë do të shkoni drejt lumturisë. Krijoni një rutinë efektive dhe mësoni sesi të menaxhoni kohën tuaj. Jepuni prioritet gjërave që ju çojnë më shpejt drejt suksesit dhe hiqni dorë nga veset që ju shpërqëndrojnë,” u shpreh ai.
Naçi, president dhe CEO në Agna Grup na prezantoi:
- 7 kolonat bazë të suksesit (shëndeti, dashuria, urtësia, dëshira, aftësia, besimi, disiplina)
- rëndësinë që ka “Ju-ja” në jetën tonë
- triodën e fuqisë emocionale
- si të realizojmë objektivat tona, sa e rëndësishme është skuadra për të shkuar drejt rezultatit final
- si të vëmë në zbatim burimet që kemi në dispozicion
- strategjitë që duhet të ndjekim.
Ai theksoi se jeta është plot me paradokse që e bëjnë më interesant udhëtimin tënd.
- Cilësi e lartë & çmim i ulët
- Të punosh fort & të marrësh kënaqësi
- Edhe vlera & edhe numrat
- Vetë-disiplinë & argëtim
- Autonomi & ndërvarësi
- Ndihmon veten & kur ndihmon të tjerët
Dhe pikërisht është ky paradoks që na çon drejt përmbushjes si njerëz dhe na hap dyert e suksesit.
Vasil Naçi tha: “Largoni bindjet negative dhe krijoni zakone të reja. Me këmbëngulje, pa stres dhe dembelizëm. Qëndroni larg njerëzve negativë, që e mbysin kohën tuaj, rriteni çmimin e qerasë dhe ata do të largohen vetë.”
“Nëse je i zakonshëm, i dobët apo i mirë me të tjerët, ti nuk ke për të arritur kurrë rezultate,” kjo ishte thirrja që bëri ai.
Një event i jashtëzonshëm, aspak i lodhshëm që zgjati 7 orë na mësoi disa nga hapat kryesorë për ta jetuar jetën më thjeshtë duke marrë më të mirat prej saj.
LËVIZ! Kjo ishte ajo që theksonte më shumë Vasili. Duke lëvizur trupi karikohet dhe ka energjinë e duhur për të vepruar. Cila është mënyra më e mirë për të lëvizur? Këtë na e tregoi vetë ai me kërcimin e tij fantastik që ngriti në këmbë të gjithë Pallatin e Kongreseve.
Ashtu siç thotë dhe Hetem Ramadani: “Heronjtë e së ardhmes nuk janë ata që sakrifikojnë, por ata që jetojnë dhe kontribuojnë për atdheun.” Mesa duket ne e kemi gjetur heroin tonë.
Mbyllja ishte një betim që secili prej nesh i bëri vetes për të ndjekur RRUGËN DREJT SUKSESIT.
Ajo që e bëri më të veçantë dhe më të dashur këtë ngjarje ishte misioni human që ai mbarte. Vlera e mbledhur nga biletat e shitura do të shkojnë për bamirësi. Vasil Naçi mbetet një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë shqiptarët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.