Artes Ferruni, shqiptarja e parë që fiton një çmim ndërkombëtar Emmy » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 02/12/2019

Artes Ferruni, shqiptarja e parë që fiton një çmim ndërkombëtar Emmy

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 02, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Regjisorja e pavarur 25 vjeçare ka ngritur flamurin e industrisë së filmit shqiptar në një prej eventeve më prestigjioze për dhënien e çmimeve.

Regjisorja e re, Artes Ferruni kohët e fundit ka fituar çmimin JCS International Young Creatives Award në International Emmy® World Television Festival 2019 në New York City, për filmin e saj me metrazh të shkurtër, It starts within (Nis nga brenda).

Përmes një tregimi të shkurtër, ajo trajton një temë të madhe siç është paqja.

“Mund të duket e vështirë të kesh një qëndrim për paqen. Nga t’ja fillosh? Unë zbuloj një përgjigje të thjeshtë, por të rëndësishme për këtë pyetje. Unë besoj se paqja vjen nga brenda dhe vetëm nga atje mund të përhapet më gjerë. ”– tha Artes.

“U emocionova kur mësova se një formati të tillë videoje iu dha mundësia për t’u njohur në një ngjarje kaq prestigjioze. Unë besoj në mediat sociale dhe konsumin e shpejtë dhe kjo është një nga mënyrat më të mira për të krijuar ndikim të prekshëm dhe pozitiv në të gjithë botën”.

The International Emmy Awards, megjithë përqendrimin në programet televizive, kanë hapur një kategori të veçantë për të nderuar fituesit e JCS International Young Creatives Award, themeluar nga biznesmeni dhe udhëheqësi filantropik Ronald S. Lauder, u krijua “për të vlerësuar dhe nxitur talentin e ri në të gjithë globin në fushën e kinemasë dhe televizionit.”

Regjisorët nga e gjithë bota paraqesin filmat e tyre me metrazh të shkurtër 1 minutësh më pas zhvillohet një votim publik online dhe në raundin e fundit fituesit zgjidhen nga një panel jurie ndërkombëtare të udhëhequr nga presidenti i JCSI, Michal Grayevsky!

Artes ishte e entuziazmuar për këtë çmim, por më shumë e vendosur për të vazhduar prodhimin e filmave me metrazh të shkurtër, me një mesazh të rëndësishëm, si ky. Ajo shpreson të jetë një zë fuqizimi dhe të tregojë histori domethënëse mes përmbajtjes së madhe të internetit.



Evente