Top 10 Artikujt më të lexuar në 2016 të Business Magazine

Top 10 Artikujt më të lexuar në 2016 të Business Magazine



10. 20 faqet më të mëdha Shqiptare në Facebook

Business Magazine Albania sjell sot për ju 20 faqet më të mëdha Shqiptare në rrjetin social Facebook. Kjo është një listë e rifreskuar nga disa muaj më parë…

9. Historia e Lekut, çfarë nuk dimë rreth tij?

Monedha shqiptare, Lek, doli në qarkullim për herë të parë në Shkurt të 1926. Ajo e mori emrin nga Aleksandri i Madh, emri i të cilit shpesh shkurtohet në “Leka” në gjuhën shqipe…

8. “Princ Hotel” – Ju prezantojmë me resortin e parë shqiptar

Në Rërën e Hedhur në Shëngjin është përuruar resorti i parë shqiptar, një investim 7 milionë euro i biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Z. Adem Abdullai…

7. Pyetjet që u bën ky miliarder kandidatëve gjatë intervistës së punës

Intervistat për punë janë gjithmonë të parehatshme, pasi ato ngjallin një ndjenjë frike dhe shqetësimi. Ndaj, pa marrë parasysh përgatitjen dhe aftësitë, të gjithë kanë frikë se do të thonë diçka pa lidhje kur u shtrohet për shembull kjo pyetje: “Çfarë ju bën juve të përshtatshëm për këtë pozitë?” Po, sikur të merreni në pyetje nga një biznesmen miliarder, si do të reagonit?

6. Gjërat që bëjnë menaxherët që i “detyrojnë” njerëzit më të talentuar të largohen

Është vërtet e pabesueshme sa shpesh dëgjoni menaxherët që ankohen për punonjësit më të mirë që largohen, dhe ata kanë vërtet diçka për t’u ankuar, pak gjëra janë po aq të kushtueshme aq sa kur njerëzit më të mirë largohen nga biznesi yt.

5. Ekskluzive: Keni një ide të mirë dhe doni para? Ejani dhe më takoni në 15 shtator!

Julien Coustaury është një sipërmarrës i suksesshëm, një investitor fantastik, një themelues dhe CEO. Ai është pjesë e menaxhimit të “Fil Rouge Capital” dhe ka mbi 20 vite eksperiencë në prodhim dhe shërbime, në më të shumtën e tyre në nivelin CEO. Ka punuar në më shumë se 80 vende në të 5-të kontinentet.

Kur studioja filozofi në Universitetin e Berkeley, një shoqe më tha se ajo ishte e aftë të më thoshte se kush do të bëhej i pasur dhe kush jo. Mendova se kjo ishte fantastike. Por kur e pyeta se si ajo e gjente një gjë të tillë, ajo refuzoi të ma thoshte. Gjithçka që tha ishte se do ta kuptoja një ditë. Kështu, 20 vite pasi e kujtova këtë gjë, më në fund e zbulova sekretin.

3. Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç

Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket fantazi. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet. Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner.

2. Doni fëmijë më të zgjuar dhe me aftësi sociale superiore? Shkenca thotë këtë

Nëse jeni prind, ju doni më të mirën për fëmijët tuaj. Por cila është një mënyrë që t’u jepni një shtytje lart fëmijëve tuaj për shanse më të mëdha suksesi me vetëm një aftësi?

1. 7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant.

Këto artikuj u lexuan dhe ndikuan në jetën e më shumë se 240 000 personave të interesuar për të bërë një ndryshim në jetën e tyre. Top 10 Artikujt më të lexuar për vitin 2016 kanë qenë këto që listuam më lart, ndërsa për të lexuar më shumë artikuj interesantë në vitin 2017 drejtohuni tek linku www.businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0