Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç


Nga GRANT CARDONE
Ekspert ndërkombëtar i shitjeve

Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket fantazi. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet. Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner.

Ja cilat janë 10 hapat që të garantojnë se edhe ti mund të bëhesh milioner kur të arrish të 30-at:

  • Ndiqni paratë. Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e milionerit vetëm duke kursyer. Hapi i parë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë. Të ardhurat e mia mujore ishin 3,000 $ dhe nëntë vite më vonë arrinin $20,000 në muaj. Filloni të ndiqni paratë dhe kjo do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë.
  • Mos u mburrni, por dallohuni! Unë nuk e kam blerë orën time të parë të shtrenjtë apo makinën luksoze vetëm në kohën që bizneset dhe investimet e mia të siguronin një rrjedhje të sigurtë dhe të shumëfishtë të ardhurash. Kur isha milioner, vazhdoja ende të ngisja një Toyota Camry. Tregojeni veten për etikën në punë, dhe jo për xhinglat për të cilat shpenzoni.
  • Kurseni për të investuar, mos kurseni për të ruajtur. Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat). Deri më sot, të paktën 2 herë në vit, ngelem trokë sepse gjithmonë i investoj paratë ekstra në projekte të atilla tek të cilat nuk kam akses.
  • Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Arsyeja e vetme pse njëherë mora borxh për të blerë një makinë, ishte se kisha bindjen që ajo do të më sillte fitime. Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur flukset e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë.
  • Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet.
  • Paraja nuk fle. Paratë nuk duan t’ia dinë për orën, oraret apo pushimet, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Paratë dashurojnë njerëzit që kanë një etikë të lartë në punë. Kur isha 26-vjeç, punoja në tregtinë me pakicë dhe dyqani ku punoja mbyllte dyert në 7 të mbrëmjes. Shumicën e kohës ju mund të me gjenit mua atje duke bërë shitje ekstra deri në 11 të mbrëmjes. Asnjëherë mos u përpiq të jesh më i zgjuari apo më fatlumi, ajo që duhet të bësh është të sigurohesh që njerëzit e tu po punojnë me zell.
  • Nuk ka kuptim të jesh i varfër. Kam qenë i varfër dhe ta shpif! Më kishtë ardhur në majë të hundës dhe kjo gjendje po ma shpifte gjithashtu. Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale. Bill Gates thotë:”Nëse ke lindur i varfër, nuk është faji yt. Po nëse vdes i tillë, është faji yt.”
  • Merr një mentor milioner. Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.
  • ‘Vërini’ në punë paratë tuaja për të bërë punët më të vështira. Të investosh është si ‘shpella e Susamit’ në rrugën drejt të qënit milioner dhe juve ju duhet të fitoni më shumë nga ‘puna’ e parave tuaja se sa nga puna juaj. Nëse nuk prodhoni para nga paraja, nuk do të mund të investoni. Biznesi i dytë që nisa kërkonte $50,000 investim fillestar. Por më pas ajo kompani më siguronte kthim $50,000 çdo muaj për 10 vite. Projekti im i tretë ishte në një pasuri të paluajtshme, për të cilin investova $350,000, një pjesë e madhe e pasurisë sime neto asokohe. Atë pasuri të patundshme e kam ende sot nën zotërim, e cila vazhdon të më sjellë të ardhura. Qëllimi i investimit është arsyeja e vetme për të ndërmarrë hapat e tjerë, ndaj paratë tuaja duhet të punojnë për ju.
  • Qëllo me 10 milionë $, jo 1 milionë $. I vetmi gabim financiar, mbase më i madhi që kam bërë, është se nuk jam treguar i zgjuar sa duhet. Ju inkurajoj të investoni me më shumë se 1 milionë $. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.

Aplikojini në jetën tuaj këto hapa dhe do t’ju bëjnë të pasur. Mënjanojini njerëzit që ju thonë se ëndrrat tuaja financiare janë pjellë e lakmisë suaj.

Shmangini metodat e të pasuruarit shpejt, mëshojini etikës, mos hiqni dorë kurrë, dhe kur t’ia dilni mbanë, kini vullnet për t’i ndihmuar edhe të tjerët të ndjekin rrugën tuaj.

Artikuj të ngjashëm me “Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç” mund të lexoni në rubrikën Business Pulse / Strategji.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale