Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, pezullim nga BE? - Business Magazine Albania

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, pezullim nga BE?

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite.Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar shteteve anëtare që t’i përjashtojnë ato nga rregullat doganore në tregtinë me Britaninë e Madhe gjatë asaj periudhe. Shtetet anëtare të BE tani duhet ta miratojnë propozimin me shumicë të cilësuar. Kjo kërkon miratimin e të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare të BE. Këto shtete duhet gjithashtu të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së.

Për shkak të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE, rregullat e reja doganore do të hynin në fuqi më 1 janar 2024. Automjetet me më pak se 45% të vlerës së tyre të shtuar në BE ose në Britaninë e Madhe do t’i nënshtroheshin një takse prej 10%. Kjo do të prekte prodhuesit që nuk arrijnë kuotën e vlerës së shtuar për automjetet elektrike, për shembull për shkak të mungesës së kapacitetit të prodhimit të baterive. Sipas propozimit të Komisionit, rregullorja, e cila mund të sjellë tarifa doganore, nuk do të zbatohet deri në vitin 2027.

Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian në fund të janarit 2020. Arsyeja e tarifave janë të ashtuquajturat rregullat të origjinës të Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit (CCA), e cila përbën bazën e bashkëpunimit me BE nga viti 2021.

Që kur u lidh marrëveshja e tregtisë së lirë, ekspertët dyshuan se këto rregulla origjine mund të bëheshin problem për Britaninë e Madhe si zonë ekonomike. Në ishull nuk ka fabrika të mëdha baterish. Vetëm Nissani ka një fabrikë të vogël në Sunderland dhe po investon në një të dytë atje. Shpresat për krijimin e më shumë fabrikave nuk janë realizua. Kompanisë Britishvolt, e cila kishte plane ambicioze për një fabrikë në veri të Anglisë, i mbaruan paratë në janar. Kompanitë e automjeteve preferojnë të investojnë brenda BE ose në tregjet më të favorshme aziatike.

Probleme të kostos për shkak të detyrimeve doganore

Pa një shtyrje, prodhuesit e BE-së do të kishin pasur probleme për të siguruar bateri dhe pjesë të tjera të nevojshme urgjentisht për automjetet elektrike në Britaninë e Madhe. Fillimisht, Brukseli llogariste në një rritje të konsiderueshme të prodhimit të baterive në vetë Bashkimin Evropian. Por kriza e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë e penguan këtë, sipas Brukselit.

Prodhuesit britanikë të automjeteve, nga ana e tyre, druheshin se për shkak të tarifave nuk do të ishin më konkurrues nga viti i ardhshëm në tregun e rëndësishëm të eksportit në BE. Prodhuesit gjermanë të makinave do të goditeshin gjithashtu nga tarifat për eksportet në Britaninë e Madhe në të ardhmen nëse ato nuk pezullohen më tej. Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) i ka përshkruar tashmë tarifat si një disavantazh të rëndësishëm për kompanitë evropiane në krahasim me konkurrentët e tyre aziatikë në tregun e rëndësishëm britanik.

Lehtësim në industrinë e automobilave

Presidentja e shoqatës Hildegard Müller reagoi pozitivisht ndaj njoftimit të Komisionit Evropian të mërkurën: “Ky vendim është i duhuri dhe një fitore për klimën, industrinë dhe konsumatorët”. Shtetet e BE dhe Britania e Madhe tani duhet ta zbatojnë propozimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Si prodhuesit britanikë të makinave ashtu edhe industria gjermane e makinave do të përfitojnë nga zgjerimi i rregullave të origjinës, theksoi Marc Lehnfeld nga kompania federale Germany Trade and Invest (GTAI). Tregtia e jashtme e automjeteve, pjesëve dhe motorëve përfaqëson rreth 22% të tregtisë gjermano-britanike këtë vit. Ky është grupi më i rëndësishëm i mallrave.

“Industria britanike e automjeteve tani mund të rifitojë besimin,” tha Lehnfeld. “Industria gjermane e automjeteve gjithashtu mund të përfitojë nga ndryshimi.” Gjermania është furnizuesi më i madh në Mbretërinë e Bashkuar për automjetet plotësisht elektrike dhe hibride./ DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0