Studimi: Televizori në dhomën e fëmijëve shkakton këtë pasojë të rëndë - Business Magazine Albania

Studimi: Televizori në dhomën e fëmijëve shkakton këtë pasojë të rëndë

Përveçse duhet të bëni kujdes me sasinë dhe cilësinë e ushqimit që u jepni fëmijëve tuaj, tani kujdes duhet të tregoni edhe për vendndodhjen e televizorit. Një studim i fundit ka zbuluar se fëmijët mund të bëhen obezë nëse shohin televizor në dhomën e gjumit.

Një motiv i obezitetit të shfrenuar te fëmijët mund të qëndrojë te vendosja e televizorit në dhomën e gjumit: një zakon që mesa duket do t’i bënte fëmijët më të shëndoshë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer prej shkollës së mjekësisë “Geisel” në Dartmouth, së bashku me qendrën e kancerit Norris Cotton.

Studimi, në bashkëpunim me disa universitete amerikane, ka marrë nën vëzhgim sjelljen e 6,500 fëmijëve midis moshës 10 dhe 14 vjeç, të gjithë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizori, në pjesën më të madhe të rasteve, ndodhej në dhomën e gjumit. Studimi zgjati 4 vjet dhe ka analizuar situatën, duke ndarë elemente të tjera të lidhura me rritjen e peshës, si zakonet e të ushqyerjes, sjelljen me sportin ose jetën sedentare.

Në mungesë të këtyre faktorëve, fëmijët që kishin televizor në dhomë paraqisnin në çdo rast një masë trupore të rritur me 0,24 dhe një shtim në peshë me 500 gramë në vit. Gjithashtu, sipas Andrea Vania, konsulente e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, televizori në dhomën e gjumit, i induktuar kryesisht nga mënyra globale e jetesës së fëmijëve dhe e të rinjve, zvogëlon numrin e orëve të gjumit dhe ndoshta i shtyn fëmijët drejt një jete më sedentare apo e të qëndruarit ulur.

Ky është vetëm fillimi i një vëzhgimi më të gjerë që do të përfshijë gjithashtu edhe kompjuterin, tabletin dhe smartphone, që sigurisht paraqesin një nivel ndikimi në sjelljen sedentare të fëmijëve. Studimi, për herë të parë, shqyrton varësisë e televizorit të barazuar me zakonet e këqija të të ngrënit, duke ndjekur një teori që mesa duket nuk ishte edhe aq e gabuar. Ndërkaq, televizori në dhomë mund të zvogëlojë orët e gjumit të fëmijëve, duke i bërë automatikisht më të lodhur dhe sedentarë gjatë ditës, në një kohë kur duhet të lëvizin shumë. Pra, këshilla është: edukojini fëmijët që ta shohin televizorin si një objekt të lidhur me një orar të caktuar. Pasi ai orar kalohet, televizori fiket dhe lihet normalisht atje ku është, mundësisht në sallon ose në kuzhinë. Ndërkaq, edhe ju si prindër duhet të jepni shembullin më të mirë, pra që as ju mos ta mbani televizorin në dhomën e gjumit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0