Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë! - Business Magazine Albania

Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë!

Ndihma ekonomike që marrin rreth 64 mijë familje në vend nuk mjafton për të dalë nga varfëria, pasi është më e ulët se paga minimale dhe minimumi i shpenzimeve mujore. Mbi këtë argument Ministria e Shëndetësisë propozon rishikim të kësaj skeme për të rritur vlerën që ju jepet familjeve, si dhe do ndryshojë formula e identifikimit të familjeve të varfra pasi aktualja është e vjetërsuar.Përballë çmimeve që vijojnë të rriten dhe kostove të shtuara të jetesës, ndihma ekonomike është e pamjaftueshme. Ky fakt pranohet edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, e cila propozon ndryshim të kësaj skeme.

Në Strategjinë Kombëtare 2024-2030, thuhet se pavarësisht rritjeve ndër vite të vlerës së ndihmës ekonomike, përsëri ajo mbetet e pamjaftueshme për të shmangur rrezikun për të qenë i varfër.

Pagesa e Ndihmës Ekonomike rezulton ende e ulët në raport me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale. Ndikimi i programit të ndihmës ekonomike në reduktimin e rrezikut nga varfëria është i kufizuar”, thuhet në strategji.

Në fund të vitit 2021 ishin më shumë se 622 mijë qytetarë shqiptarë jetonin në prag të kufirit për të qenë i varfër. Që një person të konsiderohet në prag rreziku varfërie, duhet të ketë të ardhura vjetore jo më shumë se 191.7 mijë lekë ose 15 mijë lekë në muaj. Ndërsa përfitimet që jep skema kombëtare e ndihmës ekonomike janë shumë më të ulëta, pasi pagesat mujore variojnë nga 1800 lekë deri në 9900 lekë për familje, jo për individ.

Po ashtu sipas strategjisë duhet të ndryshojë edhe formula e pikëzimit, pasi është arritur në përfundimin që nuk identifikon të gjithë nevojtarët.

“Vlerësimet tregojnë që formula e pikëzimit nuk i përgjigjet sa duhet kontekstit ekonomik dhe social aktual duke u paraqitur e vjetërsuar për sa i përket kritereve të kualifikueshmërisë të parashikuara në të. Mos zbulimi i formës së qartë të formulës së pikëzimit krijon probleme për transparencën si dhe ndikon që vlerësimi i efektshmërisë së formulës së pikëzimit të jetë i cunguar në aspektin e shënjestrimit. Koeficientet e formulës së pikëzimit vlerësohen të jenë të vjetërsuar për shkak të ndryshimit të kushteve materiale dhe sociale krahasuar me kohën kur u aprovua ky instrument”, thuhet në strategji.

Po ashtu një tjetër pikë ku duhet ndërhyrë është edhe tek mundësia që ka pushteti vendor për të mbështetur këto familje në nevojë.

“Përqendrimi rajonal i varfërisë në zona ku pushteti lokal ka mungesë të hapësirave fiskale për mbështetje me fonde të veta si dhe mundësi të ulta punësimi dhe shërbimesh kërkojnë një sistem të diferencuar mbështetjeje mbështetur në kontekstin lokal”, vijon më tej strategjia.

Në strategji thuhet se pavarësisht të gjitha përpjekjeve, duke përfshirë edhe punësimin e të rinjve në moshë pune, vetëm 3% e popullsisë u nxor nga rreziku i varfërisë. Aktualisht buxheti që shkon për ndihmën ekonomike është 0.3% e PBB, dhe në vitin 2022 mbështeti 64 mijë familje me 226.530 individë̈ anëtarë. shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0