Sipërmarrja 'Food Made Albania', një tjetër model suksesi në qytetin e Durrësit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 03/05/2017

Sipërmarrja ‘Food Made Albania’, një tjetër model suksesi në qytetin e Durrësit

Share
nga Anerola Torollari
Maj 03, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Dashamir Elezi një tjetër sipërmarrës model që përmes kompanisë së tij ‘Food Made Albania’ në Durrës, po prodhon produkte krejtësisht shqiptare (Jam Fruta), duke ndihmuar fermerët dhe duke hapur vende pune.

Kompania “Jam Fruta” është krijuar në vitin 2014 me qëllimin e prodhimit të nënproduketeve të përpunuara të frutave (reçel, marmalatë, gliko etj) duke përdorur ekskluzivisht prodhime shqiptare të cilësisë së lartë.

Gjithashtu produktet janë 100% me ëmbëlsim natyral nga lëngu i rrushit i përqendruar. Kjo i bën reçelrat unikë, sepse jo vetëm kanë shije të vecantë, por edhe një përfitim të lartë ushqyes dhe tretje shumë të mirë.

Target grupi i konsumatorëve është i të gjitha moshave. Sektorët e konsumit janë jo vetem ai familjar, por edhe hoteleria, restorantet, pastiçeritë etj.

Produktet janë të projektuara për tregun vendas dhe atë të huaj, ku synojmë përfaqësim dinjitoz të markës “Made in Albania”.

burimi: aida.gov.al

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00