Si i përshkruajnë punonjësit kolegët e brezave të ndryshëm - Business Magazine Albania

Si i përshkruajnë punonjësit kolegët e brezave të ndryshëm

Kur bëhet fjalë për ecurinë në punë, ne priremi ta vlerësojmë veten ndryshe nga kolegët tanë më të vjetër ose më të rinj.

Ka disa mendime të ndryshme nga ekspertët lidhur me dallimet midis brezave. Nga njëra anë, çdo brez formohet nga koha dhe ngjarjet në të cilat jeton. Nga ana tjetër, a nuk jemi të gjithë njerëz dhe të ngjashëm në thelbin tonë? Atëherë, pse do të duhej të debatonim për dallimet midis brezave?

Epo, tani ka disa të dhëna të reja që mund t’i shtohen Si i përshkruajnë punonjësit kolegët e brezave të ndryshëm këtij debati. Faqja e kërkimeve për punë, Indeed, anketoi mbi 1,000 të punësar me kohë të plotë për t’i pyetur ata se si do t’i përshkruanin brezat e ndryshëm. Sondazhi zbuloi se ne priremi që ta shohim veten ndryshe nga si na shohin njerëzit e grupmoshave të tjera. Ja disa nga gjetjet më interesante të këtij anketimi.

Personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore – mes viteve 1946 – 1964

Përafërsisht një e treta e kësaj gjenerate e përshkruan veten si të përgjegjshëmbashkëpunues dhe të përkushtuar.

Ndërkohë, gjeneratat e tjera pajtohen me mendimin se personat e lindur në vitet pas Luftës së Dytë Botërore janë të përgjegjshëm, madje punonjësit e gjeneratës së moshës të mesme (nga 23 – 40 vjeç) shtojnë edhe përkushtimin si një veçori e këtij brezi, kështu që ndoshta ka shpresë që tensioni midis këtyre dy gjeneratave të mos jetë aq keq sa duket.

Gjenerata X – të lindurit mes viteve 1965 – 1980

Personat e gjeneratës X, brezi që ka arritur disi që të mos jetë shpesh pjesë e debateve për dallimet midis gjeneratave, e konsiderojnë veten si të përgjegjshëm.

Brezi i personave të lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore bie dakord me këtë veçori për gjeneratën X, madje ata vazhduan të shtojnë komplimente, duke i përshkruar personat e gjeneratës X si bashkëpunues dhe të përkushtuar, ndërkohë që nuk ishin kaq të dashur me “mijëvjeçarët” dhe gjeneratën Z.

“Mijëvjeçarët” – të lindurit mes viteve 1981 – 1996

Mijëvjeçarët e përshkruajnë veten e tyre si punëtorë. Në fakt, çdo brez i përshkroi mijëvjeçarët në këtë mënyrë, me përjashtim të gjeneratës së lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përzgjodhi termat të përgjegjshëm dhe bashkëpunues për mijëvjeçarët.

Gjenerata Z – të lindurit mes viteve 1997 – 2012

Më tepër se një e treta e personave të gjeneratës Z e përshkruajnë veten si punëtorë. Mijëvjeçarët janë brezi i vetëm që pajtohen me këtë përshkrim për gjeneratën Z. Personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ata të gjeneratës X preferojnë t’i etiketojnë personat e gjeneratës Z si të përgjegjshëm.

Në përgjithësi, gjenerata Z kishte më shumë gjasa të përshkruhej si dembele ose egoiste nga brezat e tjerë, me përjashtim të personave të lindur pas Luftës së Dytë Botërore, të cilit zgjodhën të përshkruanin kështu mijëvjeçarët. / Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0