1 Qershori, festa e pafajësisë, buzëqeshjes dhe të ardhmes - Business Magazine Albania

1 Qershori, festa e pafajësisë, buzëqeshjes dhe të ardhmes

Sot, më 1 Qershor, e gjithë bota kthen sytë nga ata që flasin me zemër, luajnë me shpirt dhe besojnë pa kushte: fëmijët. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve nuk është vetëm një ditë festimi, por edhe një kujtesë se ata kanë të drejtën të rriten të sigurt, të dashur dhe të mbrojtur.

E vendosur për herë të parë në vitin 1950, kjo datë lidhet ngushtësisht me Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, dhe sot kremtohet në mbi 50 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Sipas UNESCO, kjo ditë i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe ndërgjegjësimit për sfidat me të cilat përballen ata çdo ditë.

Lexo gjithashtu: Kur teknologjia flet shqip dhe në dialekt, Albquest prezantohet në “Product Launch”

Në Shqipëri, kjo ditë është e mbushur me ngjyra, aktivitete, koncerte, panaire librash dhe buzëqeshje pafund nëpër rrugë, sheshe e kopshte. Bashkitë dhe institucionet organizojnë evente për të sjellë më pranë zërin e të vegjëlve, shpesh të harruar në debate të rriturish.

Por përtej festës, UNICEF na kujton se në shumë vende të botës fëmijët vazhdojnë të përballen me mungesë edukimi, dhunë, varfëri dhe diskriminim. Prandaj kjo ditë është edhe një thirrje për më shumë vëmendje dhe përgjegjësi.

Në një botë që shpesh vrapon shumë shpejt për t’u ndalur, 1 Qershori është ndalesa më e bukur, një kujtesë që të gjithë kemi qenë fëmijë, dhe se e ardhmja ndërtohet duke filluar nga ata më të vegjlit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0