Shkrimi zbulon personalitetin tuaj - Business Magazine Albania

Shkrimi zbulon personalitetin tuaj

Mënyra se si shkruani në një fletë të bardhë tregon shumë për personalitetin tuaj. Kjo gjë theksohet së fundi nga psikologë në SHBA, të cilët kanë kryer hulumtimin e kanë pasqyruar rezultatet në “The Huffington Post”.

Analizat e mëparshme janë përqendruar kryesisht në zakonet, gjuhën, gjestet, tiparet e fytyrës për të zbuluar personalitetin e njeriut.

Tashmë analiza është e përqendruar tek shkrimi i dorës, për të cilin ka ekzistuar gjithmonë një debat midis shkencëtarëve, nëse personaliteti i dikujt mund të jetë i njohur nga dorëshkrimi i tij apo jo.

Dhe ndërsa ka mendime kaq të ndryshme mbi këtë temë, ende ka disa tipare të personalitetit, në mendimin e psikologëve që kanë kryer studimin, që nga dorëshkrimi i një personi, mund të nxirren me saktësi shumë të lartë tipare të personalitetit.

Lexo: 5 arsye pse shkrimi i një libri është një lëvizje e zgjuar për sipërmarrësit

Hulumtuesit i kanë përmbledhur gjetjet e tyre në 5 pika:

Presioni që ushtrojmë tek stilolapsi

Disa njerëz, kur shkruajnë, ushtrojnë presion mbi stilolapsin me të cilin shkruajnë. Sipas hulumtimit, këta njerëz janë zakonisht njerëz kokëfortë, të papërkulur dhe kanë një sasi të madhe këmbëngulje dhe vendosmërie.

 Shkrimi në një letër pa vija

Kur shkruajmë në një letër të bardhë që nuk ka vija, disa njerëzve iu merr drejtim shkrimi për lart. Këta njerëz që shkruajnë kështu janë optimistë, ndërsa kur drejtimi i shkrimit shkon poshtë, kjo do të thotë se personi është ose pesimist.

Hapësirat në faqe

Nëse një person, teksa shkruan lë hapësirë të madhe boshe në anën e djathtë, e pastaj transferohet në rreshtin e dytë, kjo tregon se ai person ka frikë për të ecur përpara dhe është i lidhur me të kaluarën. E kundërta mund të konkludohet kur ai që shkruan lë një diferencë të madhe në të majtë.

Shkrimi me shkronja të mëdha tregon siguri

Kur ju shkruani me shkronja të mëdha, kjo do të thotë se jeni të sigurt në lidhje me atë çka shkruani. Nga ana tjetër, nëse ju nuk jeni të sigurt për diçka (një përgjigje për një pyetje të provimit për shembull), atëherë mendja juaj mund t’ju detyrojë që të shkruani me shkronja të vogla.

Fjalët afër njëra-tjetrës

Personi që i shkruan fjalët afër me njëri-tjetrën ka dëshirë të pavetëdijshme për t’u lidhur me njerëzit dhe për të qëndruar rreth tyre. Nga ana tjetër, ai i cili e lë hapësira të mëdha në mes fjalëve është zakonisht një person i pavarur, i cili mund të mbijetojë vetëm.

HUFFPOST

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0