Sekretet e Post-Produksionit, e ardhmja është Freelance! - Business Magazine Albania

Sekretet e Post-Produksionit, e ardhmja është Freelance!

Në morinë e profesioneve të veçanta, bëjnë pjesë edhe ekspertët “Post-Produksin”. Gjithçka që zhvillohet ne ekranet botërore, zë fill në një grup të talentuarish të cilët bëjnë maksimumin që materiali të dalë në jetë. Ky është Niku Ismaili, një nga të rinjtë që ka zgjedhur të qëndrojë gjithnjë pas kamerave por bën një punë dinjitoze dhe tepër profesionale.
Niku Ismaili, ka përfunduar studimet në gazetari por asnjëherë nuk e ka ushtruar atë profesion pasi  në qëllimet e tij ka qenë të vijojë të qëndrojë pas kamerave. Një person i dedikuar dhe më një dashuri për ekranin ai prodhon qindra programe, dhe podcaste të cilat janë kthyer kështu në punën e tij të përditshme.


Ju keni vijuar studimet per gazetari, por keni zgjedhur përherë të qëndroni në
“Backstage”, pse?
Niku Ismaili:
Unë e  dua shumë median, më ka kuriozuar ekrani qëkurse kam qenë fëmijë dhe nuk di të them se kur ka lindur ai pasion pasi mendoj që ka lindur bashkë me mua. Dëshira  për gazetari nuk nënkupton në të gjitha rastet që ti duhet të shfaqesh diku, unë bëj punë të cilat janë tepër produktive dhe mendoj se jam më i përqëndruar kur vijoj të qëndroj pas kamerave. Kam menduar përherë si të prodhoj, të realizoj diçka, si ta përmirësoj nje pamje vizuale, por jo që të dal vetë. Kam preferuar të jem në pjesën esenciale të së gjithës por modestisht pa u shfaqur.

A të merr shume kohë dhe angazhim të qenit në përmbajtje dhe realizim ose ndryshe në regji të gjithçkaje?
Niku Ismaili:
Patjetër që më merr kohë, më merr energji është diçka që sado unë të përpiqem t’i largohem për një çast është përgjegjësia shumë e madhe që kam në supe dhe që detyrohem të sakrifikoj për të mirën e punës .Megjithse kur ti e do një punë sado e lodhshme të jetë ndërton një paqe me veten dhe arrin të jesh me i qetë përballë çdo sakrifice që do bësh për punën .

A mund të na dërgoni një ditë në rutinën tuaj ? Duam të kuptojmë çfarë bën në 24 orë një ekspert Post- Produksion?
Niku Ismaili: Shëmbulli im mund të mos jetë shembulli i njëjtë për të gjithë sepse varet nga angazhimet që gjithsecili zgjedh të bëjë në përditshmëri. Por, unë e kam ditën tërësisht të ngarkuar pasi e nis si regjizor në një program mëngjesi, më pas vijoj regjisor në një kanal informativ dhe në mbrëmje jam duke vijuar të regjistroj disa podcaste në një kompani shqiptare. Kështu dita ime nis në orën 06:00 të mëngjesit dhe nuk ka një orar të caktuar mbyllje . Unë jam rregullatori i jetës sime dhe përpiqem që të gjej kohë për gjithçka.

A është e vështirë që të menaxhosh punën në distancë?
Niku Ismaili: Sot nuk është e vështirë sepse të gjithë njerëzit po kalojnë në trendin e një freelance. Pra, duan më shumë angazhime dhe me pak përgjegjësi. Kjo është diçka pozitive sepse të lejon që t’i të japësh maksimumin tënd në disa drejtime . Unë e jap maksimumin tim më shumë forma por këtë gjë nuk e kam parë vetëm tek vetja ime. Edhe shumë të rinj të tjerë kanë të njëjtë qasje duke pranuar punë në distancë. Epoka në të cilën jetojmë është tërësisht digjitale dhe askush nuk e humbet mundësinë për të bërë gjëra të bukura.

Projektet tuaja janë vetëm brenda Shqipërisë apo mendoni përtej?
Niku Ismaili: Jo në fakt unë kam operuar dhe do vijoj të operoj edhe në tregun e huaj. Pak vite më parë pata angazhime në Suedi por për shkak të situatës së Covid-19, projekti im është ndërprerë dhe po pres që të rihapet dhe të shoh mundësinë për ta çuar atë deri në fund .

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0