Disa parime praktike etike nga Ekspertja Merita Muçaj - Business Magazine Albania

Disa parime praktike etike nga Ekspertja Merita Muçaj

Merita Muçaj është profesioniste e  etikës dhe sjelljes së mirë në shoqëri. Në këtë intervistë, ajo shpjegon se sjellja e mirë është ajo që nxit harmoni dhe respekt për të gjithë, duke vendosur kufij që të dyja palët janë të kënaqura.

Si mund të ndërthuren parimet dhe vlerat e sjelljes së mirë në ambiente të ndryshme të jetës, si në familje, në punë, në shoqëri?
Fillimisht unë do të doja që të theksoj se një sjellje e mirë është ajo sjellje që nuk cënon askënd dhe mbi të gjitha i bën të gjithë të ndihen mirë. Për më tepër një sjellje e mirë është një sjellje që vendos kufij dhe të dyja palët janë të kënaqura dhe kjo nxit një person që të jetë konsistent dhe nuk do të duhet të ndryshojë sjelljen e vet.


Cilat janë tiparet kryesore të shqiptarëve që i dallon ata nga shtetas të tjerë, dhe si mund të promovojmë këto tipare nëpërmjet sjelljes sonë?
Merita Muçaj:
Nuk është se kam njohur shumë të huaj që të bëj një krahasim por unënuk besoj që njerëzit mund të vlerësohen vetëm në bazë të kombit. Njerëzit e lexuar dhe të mësuar janë kudo njësoj, dhe këta njerëz janë gjithnjë më afër dijes dhe e duan më shumë jetën dhe janë gjithnjë më komunikues në krahasim me njerëzit që janë më të mbyllur.  Ndaj duhet të kemi më shumë dëshirë për të ndërmarrë gjithnjë përsipër ide dhe projekte të reja për t’iu përqasur shoqërisë. Vlerat promovohen në vendin tonë shumë bukur përmes rrugëve të zakonshme siç është arti, kulinaria dhe çdo aspekt tjetër  por së fundmi këto vlera po marrin karakter edhe përmes rrjeteve sociale duke promovuar dhe nxjerrë në pah të gjitha aspektet pozitive të jetës sonë.


Cilat janë librat ose burimet që na ndihmojnë në kultivimin e vlerave dhe etikës së sjelljes? A ka rekomandime për tekste specifike që na ndihmojnë të orientohemi drejt korigjimit të vetvetes dhe sjelljes së mirë në shoqëri?
Nuk ka vetëm libra, sot ka shumë mënyra që mund të marrësh dije në çdo lloj drejtimi. Ka video frymëzuese dhe instruktuese, ka filma, audiobook. Pra, ka pafund mënyra se si mund të mësosh në lidhje me diçka që dëshrion të mësosh apo kultivosh. E njëjta gjë vlen edhe në ambientin e punës edhe të familjes në çdo aspekt njeriu duhet tëketë dëshirën për të marrë dije në çdo formë.

Si mund të identifikojmë dhe trajtojmë konfliktet etike në marrëdhëniet personale dhe profesionale për të promovuar një mjedis të respektuar dhe të drejtë për të gjithë?
Merita Muçaj:
Ne kemi shpesh dilema vlerash brenda nesh që na duhet të kuptojmëse çfrarë është e drejtë apo çfarë na bën të ndihemi mirë dhe të qetë dhe dilemat dhe konfliketet janë menjherë të dukeshme. Jane situate që dyshon tek vetja, dhe pikerisht nëatë moment kur ti i bën pyetje vetes nëse ndodhesh apo jo në situatën e duhur sapo ke identifikuar një konflikt i cili kërkon zgjidhje.Në marrdhënie personale ka nuanca tëtjera sepse futen në lojë edhe emocionet por e kundërta ndodh në punë sepse nuk ke njohuri për ata njerëz dhe janë të gjithë të ndryshëm.

Cilat janë disa strategji praktike për të promovuar ndërgjegjësimin etik dhe vlerat njerëzore në jetën tonë të përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët?
Merita Muçaj:
Unë nuk besoj që në një masë të gjerë bërja e e një strategjie të tillë ështëpjesë e rutinës. Përveç punës që bëjmë ne është shumë e rëndësishme që edhe vetë jeta sociale, insitucionet, vendet ku ne takohemi me miq, familja, organizata dhe kudo ku ne shkelim duhet të jenë të gjitha me  fokus tëpromovimin e etikës. Në këto ambiente duhet të kenë një strategji se si qytetarët mund të jenë më etikë gjatë bashkëjetesës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0