Samsung vendos rekord të ri të rrjetit 5G - Business Magazine Albania

Samsung vendos rekord të ri të rrjetit 5G

Kompania Samsung Electronics ka vendosur një rekord të ri, kur bëhet fjalë për bartjen e të dhënave përmes rrjetit 5G mmWave.

Testet janë kryer në partneritet me kompaninë NBN Co, që është plan i investimeve prej 750 milionë dollarëve australianë. NBN përdor softuerë të ndryshëm për përmirësim në mënyrë që të nxjerrë më të mirën nga rrjeti 5G.

Gjatë testeve në teren, pajisja ka ngritur shpejtësinë mesatare të shkarkimit prej 1.75 Gbps, dhe një mesatare të shpejtësisë së ngarkimit prej 61.5 Mbps.

Shpejtësia maksimale e shkarkimit ishte 2.7 Gbps dhe u arrit nga një distancë prej 10 kilometrave largësi nga burimi, që është një rezultat mbresëlënës.

Samsung dhe NBN pretendojnë se është arritje e re jashtë zhvillimit të rrjetit 5G, jo vetëm në rajonet urbane por edhe në ato rurale.

Sukseset e testit tregojnë që rrjeti 5G ka potencial të madh në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0