Samiti për mbrojtje nga inteligjenca artificiale, zhvilloi punimet në Londër - Business Magazine Albania

Samiti për mbrojtje nga inteligjenca artificiale, zhvilloi punimet në Londër

Delegatët nga 28 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, u pajtuan që të punojnë së bashku që t’i frenojnë rreziqet potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në inteligjencën artificiale, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në Londër është mbajtur disa e parë e samitit për mbrojtje nga inteligjenca artificiale, zhvilloi punimet u mbajt në Londër. Takimi u fokusua në avancimet, që disa shkencëtarë thanë se mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se deklarata ishte “një arritje e madhe ku fuqitë më të mëdha të botës, sa i përket inteligjencës artificiale, u pajtuan për urgjencën për t’i kuptuar rreziqet e inteligjencës artificiale dhe për të ndihmuar në punën në terma afatgjatë”.

Por, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Britanisë dhe shteteve të tjera që të veprojnë më shumë dhe më shpejt, duke theksuar se ndryshimet në inteligjencën artificiale veçse kanë sjellë nevojën që kompanitë e teknologjisë të mbahen përgjegjëse, përfshirë edhe përmes legjislacionit.

Gjatë fjalimit në Ambasadën amerikane, Harris tha se bota ka nevojë të nisë së vepruari dhe të adresojë “të gjithë spektrin” e rreziqeve që dalin nga inteligjenca artificiale, jo vetëm për kërcënimet ekzistenciale, sikurse sulmet masive kibernetike të kryera nga teknologjitë e inteligjencës artificiale.

“Ka edhe kërcënime të tjera që kërkojnë që ne të veprojmë, kërcënime që aktualisht po u shkaktojnë dëme shumë njerëzve dhe këto kërcënime kanë filluar të ndihen si ekzistenciale”, tha ajo, duke përmendur rastin e një qytetari që u largua nga plani i tij për përkujdesje shëndetësore për shkak të një problemi në algoritmin e inteligjencës artificiale.

Por, ky samit është krijuar nga Sunaku, i cili dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të jetë një qendër për inovacione dhe e ka krijuar këtë samit për të nisur diskutimet lidhur me sigurinë e zhvillimeve të inteligjencës artificiale.

Harris pritet të marrë pjesë në samit gjatë së enjtes, duke iu bashkuar zyrtarëve qeveritarë nga dhjetëra shtete të botës, përfshirë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, India, Japonia, Arabia Saudite dhe Kina, që janë ftuar në samit.

Nënshkrimi i marrëveshjes, e njohur si Deklarata e Bletchleyt, po konsiderohet arritje, edhe pse ajo nuk propozon ndonjë mënyrë se si do të rregullohej çështja e zhvillimit të inteligjencës artificiale. Shtetet janë zotuar se do të punojnë drejt “marrëveshjeve dhe përgjegjësive të përbashkëta” lidhur me rreziqet e inteligjencës artificiale. Pas gjashtë muajsh, Koreja e Jugut po ashtu do të mbajë një samit virtual për inteligjencën artificiale, ndërkaq pas një viti do të mbahet një samit në Francë.

Zëvendësministri kinez për Shkencë dhe Teknologji, Wu Zhaohui, tha se teknologjia e inteligjencës artificiale është “e pasigurt, e pashpjegueshme dhe ka mungesë të transparencës”.

“Ajo sjell rreziqe dhe sfida sa i përket etikës, sigurisë, privatësisë dhe drejtësisë.

Kompleksiteti i saj po rritet”, tha ai, përderisa shtoi se muajin e kaluar Kina ka lansuar Iniciativën Globale për Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale.

“Ne bëjmë thirrje për bashkëpunim botëror për të ndarë njohuritë në mënyrë që teknologjitë e inteligjencës artificiale të jenë të dhëna publike”, tha ai.

Edhe shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, pritet të diskutojë për inteligjencën artificiale. Ai më herët gjatë vitit nënshkroi një deklaratë, e cila alarmonte për rreziqet që inteligjenca artificiale paraqet për njerëzimin.

Javën e kaluar, kryeministri britanik tha se vetëm qeveritë e jo kompanitë mund të ofrojnë siguri nga rreziqet e inteligjencës artificiale. Ai, po ashtu, kërkoi që shpejt të hartohen rregullatorë për teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Sipas Radios Evropa e Lirë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0