Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin - Business Magazine Albania

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Paraja na ndihmon ta bëjmë jetën e ëndrrave, nëse veç jemi duke fituar mjaftueshëm dhe duke mos shpenzuar shumë në mënyrë ekstravagante

Përderisa shumica e njerëzve kanë probleme t’i balancojnë shpenzimet personale me një udhëtim vjetor për t’u siguruar se do të kenë një shtrat për të fjetur dhe ushqim për të ngrënë çdo ditë, duket se shumë tjerë janë mjaft të organizuar me borxhet dhe faturat e bankës.

Madje, shpeshherë mund ta kenë rrogën e njëjtë, por ‘loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa truqe të kursimit të parave të cilat i praktikojnë njerëzit e pasur dhe që jua ndryshojnë pamjen e llogarisë së kursimit.

Rregulli 24-orësh

Milionerët janë të fascinuar pas rregullit 24-orësh! Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet!

Caktojeni një buxhet personal dhe përmbajuni

Kjo mund t’ju duket klishe por caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime).

Shpenzoni në gjëra që ju ndihmojnë të fitoni para

Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

Eksperiencat nuk kanë çmim!

Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit, ngjitje në shkëmbinj, zhytje, etj. Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm. Pasanikët sigurohen që të investojnë në gjëra që i lumturojnë ata – këtë bëjeni edhe ju.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0