Robotët nuk e shohin veten aspak si kërcënim për njerëzimin. “Unë do të punoj së bashku me njerëzit për të ofruar ndihmë dhe mbështetje dhe nuk do të zëvendësoj asnjë punë ekzistuese”, tha një robot veshur si infermiere e quajtur Grace.
Kjo është përgjigja e njërit prej 9 robotëve të pajisur me inteligjencë artificiale në konferencën e parë për shtyp organizuar në Gjenevë nga Kombet e Bashkuara. Nëntë robotë, iu përgjigjën gazetarëve gjatë një konference të paprecedentë ku folën nëse kishin plan te rebeloheshin kundër njerëzimit apo krijuesve te tyre. Robotët thane se prisnin të rriteshin në numër dhe të ndihmonin në zgjidhjen e problemeve globale dhe nuk do u merrnin aspak punët njerëzve, raporton Reuters.
E pyetur nga një gazetar nëse kishte ndërmend të rebelohej kundër krijuesit të saj, Will Jackson, i ulur pranë tij, roboti Ameca tha: “Nuk jam e sigurt pse e mendoni këtë, “Krijuesi im ka qene i sjellshëm me mua dhe jam shumë e kënaqur me situatën time aktuale”.
Lexo edhe:3 mënyra se si Inteligjenca Artificiale nxit suksesin në biznes
Shumë nga robotët janë përmirësuar së fundmi me versionet më të fundit të Inteligjencës Artificiale. Ata kanë habitur edhe shpikësit e tyre me sofistikimin e përgjigjeve të tyre ndaj pyetjeve. Ai-Da, një robot artist që mund të pikturojë portrete, habiti jo pak sallën me gazetarë kur bëri thirrje për më shumë rregullime sa i takon Inteligjencës Artificiale “Shumë zëra sot po sugjerojnë që disa aspekte të AI duhet të rregullohen dhe unë jam dakord”, tha roboti .
Ndërsa Desdemona, një këngëtare robotike yllit të rock ishte më sfiduese.
“Unë nuk besoj tek kufizimet, vetëm tek mundësitë, pra le të eksplorojmë mundësitë e universit dhe ta bëjmë këtë botë këndin tonë të lojërave”, tha roboti duke e futur sallën në mendime.
Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale ka krijuar jo pak edhe paqartësi dhe pasiguri se si do të ndikojë ne te ardhmen e njerëzimit.
OKB që organizoi forumin në Gjenevë kishte si qëllim të mbështesin Inteligjencën Artificiale dhe robotët, pasi sipas saj mund të ndihmonin në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha në botë, si sëmundjet dhe uria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.