Rënia e popullsisë në moshë pune në Shqipëri: Sfida të reja për ekonominë dhe bizneset - Business Magazine Albania

Rënia e popullsisë në moshë pune në Shqipëri: Sfida të reja për ekonominë dhe bizneset

Popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm nga 1,903,987 në vitin 2011 në 1,555,080 në vitin 2023, një rënie prej 18.3%. Grupmoshat 15-19 dhe 20-24 vjeç pësuan tkurrjet më të mëdha, përkatësisht me 46.8% dhe 41%. Grupmoshat 25-29, 40-44 dhe 45-49 vjeç u reduktuan me rreth 25%. Ndërkohë, popullsia në prag pensioni (60-64 vjeç) u rrit me 48.8%, dhe grupmosha 45-59 vjeç me 9.6%.

Në vitin 2011, popullsia në moshë pune përbënte 68% të popullsisë totale, ndërsa në vitin 2023 përbënte 64%. Reduktimi i popullsisë në moshë pune pritet të ndikojë negativisht në treguesit e punësimit. Në fund të vitit 2023, 1,243,085 persona ishin të punësuar zyrtarisht, përbërës 80% të popullsisë në moshë pune.

lexo:7 motorët më të mirë të kërkimit që respektojnë të dhënat tuaja

Raporti i varësisë së të rinjve ra nga 30.4% në 2011 në 24.0% në 2023, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve u rrit nga 16.7% në 2011 në 30.4% në 2023. Kukësi ka raportin më të lartë të varësisë së të rinjve (31.8%) dhe më të ulët të varësisë së të moshuarve (19.9%), ndërsa Gjirokastra ka raportin më të ulët të varësisë së të rinjve (19.0%) dhe më të lartë të varësisë së të moshuarve (46.1%). Mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 35.3 vite në vitin 2011 në 42.5 vite në vitin 2023.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0