Raiffeisen Bank lançon akseleratorin Fintech "Elevator Lab" - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank lançon akseleratorin Fintech “Elevator Lab”


Johann Strobl, CEO i “Raiffeisen Bank International AG (RBI)” lançoi programin e akselerimit fintech, të quajtur ‘Elevator Lab’ gjatë festivalit të teknologjisë ‘Pioneers’17’ në Pallatin Perandorak të Vjenës.

“Nëpërmjet ‘Elevator Lab’ ne po kërkojmë startupe austriake dhe ndërkombëtare, veçanërisht nga Europa Qendrore dhe Lindore (CEE), që tashmë janë aktive në treg me produktet dhe shërbimet e tyre të para dhe mbështeten gjithashtu nga fondet e duhura. Qëllimi ynë është një bashkëpunim afatgjatë për të zgjeruar portofolin tonë të produkteve dhe shërbimeve. Me përvojën tonë, ne mbështesim startup-et për të zhvilluar më tej idetë dhe risitë e tyre. Si një partner bashkëpunimi dhe përmes projekteve pilot ne u ofrojmë atyre qasje në njohuritë tona dhe rrjetin tonë të EQL, duke përfshirë 16.6 milionë klientë”, shpjegon Strobl sa i përket qëllimit të këtij programi akselerimi.

“Ne jemi duke kërkuar për startup-e që ofrojnë zgjidhje në fushën e SME Banking, Big Data Analytics, RegTech, Pagesave & Transaksioneve, Branch of the Future, si dhe Investing & Trading Tech. Startup-et do të kenë katër muaj kohë për të zhvilluar më tej konceptet dhe idetë e tyre së bashku me ekspertët e RBI.

Buxheti për këtë provë të fazës së konceptit në tërësi do të jetë deri në 200.000 € “, shton Michael Hoellerer, i cili është ndër të tjera, i ngarkuar për strategjinë e dixhitalizimit të Grupit RBI.

Periudha e aplikimit është e hapur deri më 31 Korrik 2017 në faqen zyrtare të internetit http://www.elevator-lab.com/.

Burimi: 4-traders.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0