Apliko deri me 15 maj në Women Startup Competition Albania! - Business Magazine Albania

Apliko deri me 15 maj në Women Startup Competition Albania!

Women Startup Competition Albania

Qendra Kallz, është në kërkim të startupeve inovative, të drejtuara nga gra dhe vajza, të cilat dëshirojnë të zhvillojnë biznese të suksesshme. Programet e mentorimit dhe trajnimit do t’ju hapin rrugë në konkursin ndërkombëtar që nis me Women Startup Competition Albania.

E njohur si një platformë e dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse, ky kompeticion vjen me një shans të jashtëzakonshëm për t’u prezantuar njëkohësisht brenda dhe jashtë vendit.

Për të qenë pjesë e kësaj mundësie, ju mund të aplikoni deri me 15 Maj.

Programi ka fituar besimin dhe interesin e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, të cilat vendosen në krah të grave dhe vajzave në biznes, me bindjen se sipërmarrja femërore është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.

Për të dytin vit radhazi, mbështetësi kryesor i Women Startup Competition në Tiranë është BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).

Partnerët mbështetës gjatë këtij viti janë edhe kompanitë me emer në fushën e financave, inovacionit dhe teknologjisë në vend si, kompania fintech Easy Pay, Institucioni Financiar NOA, Kompania Softwerike Logical, Adriatik Hotel si dhe UBA Bank.

Pjesë e skuadrës mbështetëse është edhe organizata Women on Boards Albania, Agjencia Shtetërore Startup Albania, Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit Albania Tech dhe Businessmag

 

Regjistrohu për t’u bërë pjesë e 50 startupeve që do të trajnohen!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0