KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et - Business Magazine Albania

KFSEE hap thirrjen për mundësi financimi për startup-et

KFSEE

Keiretsu Forum SEE po inicion një epokë të re për ndërlidhjen e startupeve premtuese dhe me potencial në rajonin e Europës Juglindore (SEE) me investitorë nga komuniteti rajonal dhe ndërkombëtar.

Keiretsu Forum SEE kësaj here ka hapur thirrjen për aplikime prej startup-eve në Shqipëri dhe rajon që janë në fazat fillestare të zhvillimit të tyre për të marrë pjesë në takimin e rradhës të Forumit të Investitorëve.

‘Keiretsu Forum SEE Investors Pitch Day’ është planifikuar të mbahet më 21 maj 2024nga ora 17:00 deri në 19:30 në Tiranë, Shqipëri, ku 5 startupe do të prezantojnë idetë e tyre përballë anëtarëve të KFSEE si dhe sipërmarrësve – anëtarë potencialë që do të jenë të ftuar në Piramidën e Tiranës.

Rrjeti më i madh privat i investitorëve engjëj në rajon, fton startup-et të cilat janë në kërkim të kapitalit prej 50,000 deri në 250,000 dollarë, të aplikojnë përmes faqes zyrtare në internet https://keiretsuforumsee.com/apply-for-funding/ ose duke kontaktuar në emailin dleka@keiretsuforum.com deri më 8 maj 2024. Aplikantët e përzgjedhur me kujdes do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para anëtarëve të Keiretsu Forum SEE, duke pritur sugjerime dhe mbi të gjitha mbështetje financiare për të rritur dhe ushqyer idetë e tyre novatore të biznesit. Procesi i përzgjedhjes përfshin një shqyrtim të kujdesshëm e të hollësishëm të aplikimeve. Përgjatë eventit, startup-et do të kenë 15 minuta në dispozicion për të prezantuar idetë e tyre si dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve që investitorët do të drejtojnë për ta.

Ndërkohë, në 29 mars, Keiretsu Forum SEE përmbylli me sukses KFSEE Investor Pitch Day në Mal të Z,  ku 5 startup-et pjesëmarrëse nga rajoni i Ballkanit Perëndimor patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre novatore dhe tashmë 3 prej tyre kanë kaluar në një fazë më të avancuar me qëllim final marrjen e investimit.

Bëhuni pjesë e një mundësie për të mos u humbur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0