Qytetarët e Kosovës, 50 për qind të parave i shpenzuan gjatë udhëtimeve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Qytetarët e Kosovës, 50 për qind të parave i shpenzuan gjatë udhëtimeve në Shqipëri

Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove, që paraqet rritje prej 18 për qind. Prej të cilave, rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri

Rreth 50 për qind e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdorën gjatë udhëtimeve në Shqipëri.

Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit në muajin qershor janë rritur me 18 për qind.

“Shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove, që paraqet rritje prej 18 për qind, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e Bilancit të Pagesave të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Për sa u përket shërbimeve, 90 për qind të shpenzimeve të udhëtimit është krijuar nga diaspora e Kosovës.

“Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 milionë euro apo 7 për qind më të ulëta se këtë vit.

Rreth 90 për qind e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 për qind më shumë”.

Deficiti i bilancit tregtar deri më muajin qershor arriti në vlerën e 2.1 miliardë eurove, që është niveli më u lartë krahasuar me vitin paraprak, ndërsa shërbimet kanë shënuar bilanc pozitiv, me një rritje prej 36 për qind.

“Bilanci tregtar në mallra në kuadër të Bilancit të Pagesave, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shërbimet, deri në qershor 2023, kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 apo 407.8 milionë euro”.

Institucioni më i lartë financiar në vend pohon se Investimet e Huaja Direkte janë rritur për 14 për qind.

“Bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023 shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e tyre ishte 374.2 milionë euro, është më lartë se të investuara nga qytetarët e Kosovës jashtë që janë 101.9 milionë euro. Investimet direkte arritën vlerën e 374.2 milionë euro e që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, prej 327.3 milionë euro deri në qershor 2022”, shton ky institucion.

Derisa investimet tjera shënuan vlerë negative.

“Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative prej 135.9 milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë, në vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022. Bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 janë rritur për 86.7 milionë euro”.

Në fund raportit thuhet se asetet rezervë janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro. monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0