"Partner në krim", si të gjesh bashkëthemeluesin ideal? - Business Magazine Albania

“Partner në krim”, si të gjesh bashkëthemeluesin ideal?


Shumë prej sipërmarrësve që takoj më pyesin të njëjtën pyetje- çfarë ndodh sikur të mos kem një bashkëthemelues?

Batman dhe Robin. Holmes dhe Watson. Literaturat dhe filmat japin plot shembuj dyshesh dinamike, shuma e tё cilёve ёshtё mё e madhe se ajo individuale.

Gjithmonë i inkurajoj që të gjejnë një. Pasja e një bashkëthemeluesi nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të ndarë barrën e netëve të vona duke kërkuar për gjetjen e tregut për produktin apo të refuzimit për kapitale nga fondet venture capital, studimet kanë treguar se qënia e 2 themeluesve përkundrejt sipërmarrjes individuale rrit shanset e suksesit.

Gjetja e themeluesit të përshtatshëm megjithatë, mund të jetë thikë me 2 presa. Jo vetëm që ky njeri duhet të plotësojë aftësitë e tua, ai ose ajo duhet edhe të plotësojë personalitetin tënd, të gjitha këto në rrethana unike. Ndërsa marrëdhëniet shoqërore ose familjare mund të komplikojnë marrëdhënien komplekse midis bashkëthemeluesve. Ndaj që nuk ka ndonjë habi në faktin se 60 për qind e startupeve dështojnë për shkak të sfidave të bashkëthemeluesve.

Tashmë që prej disa vitesh jam duke menaxhuar një marrëdhënie të tillë midis themeluesve, unë do të ndaj disa nga gjërat që uroja t’i kisha bërë kur isha në kërkim të skuadrës perfekte për bashkëthemelim.

1. Gjej hendeqe në aftësitë dhe backgroundin tënd

Le të supozojmë se ke një master në administrim biznesi dhe ke shpenzur vite në financë, por as që ia ke idenë se si të ndërtosh diçka nga ana teknike. Është mbase koha të gjesh dikë që e ka bërë atë më parë, dhe mund të përballojë vendimmarrjen teknike.

A ke një produkt ose dizajn “gjenial”, por kurrë nuk ke menduar se si të arrish një rritje të shpejtë te konsumatorët për idenë tënde të ecommerce? Përpiqu të gjesh një gjeni për këtë çështje.

Një mënyrë tjetër e të menduarit është të kuptosh se pёr tё cilat funksione do doje të kishe përgjegjësi në kompani, dhe më pas të identifikoje ato funskione të cilat do t’i plotësonte bashkëpunëtori yt.

2. Përdore rrjetin e njohjeve për t’u lidhur me sa më shumë njerëz

Tregoju miqve të tu për idenë tënde; thuaju se si dëshiron një botë ideale, dhe kërko për lidhje me njerëz në LinkedIn të cilët mund të të përshtaten. Lër takime për një kafe me shumë njerëz, shko në evente dhe të ngjashmet e tyre, do të takosh shumë njerëz shumë shpejt, që vetëm do ta rrisin probailitetin e e gjetjes së njerëzve të duhur.

Nëse nuk ke një rrjet të gjërë njohjesh, por edhe nëse ke, shrytëzoji mirë këto burime. Përpiqu të marrësh pjesё nё evente dhe universitete apo hapësira coworking dhe bëj tentativa për t’u lidhur me njerëz të cilët drejtojnë programe për startupe në fazat e tyre të hershme (akseleratorë etj.)

Së fundmi, mos injoro lidhjet që ke pasur gjatë ciklit të studimeve universitare, por nëse zgjedh të themelosh një kompani me dikë në rrethin e ngushtë, mos hyr shpejt në marrëdhënie. Shumë “ekspertë” mund të të thonë se është një ide e keqe, por në eksperiencën time, nëse e bën në mënyrë transparente dhe të kujdesshme, mund të gjesh bashkëthemeluesin perfekt mes miqsh dhe familjes, pasi i njeh më mirë.

3. Braktis të dhënat

Në momentin që ke gjetur njerëzit që të duhen për të kompletuar skuadrën e themeluesve, është koha që të “hedhësh tutje” rezymenë e tyre për të parë nëse marrëdhënia do të funskionojë në afatgjatë.

Ti mund të kesh gjetur “më të mirin e klasës” për ndërtimin e aplikacionit perfekt për mobile, por po sikur të mos e imagjinosh dot veten në të njëjtën dhomë më të çdo ditë për 6 vitet e ardhshme?

Magjia e ekipeve bashkëthemeluese qëndron te përshtatja individuale. Nisja e një startupi është stresuese; ai kërkon vendimmarrje të shpejtë në mungesë të të dhënave të mira, orë të zgjatura ta papaguara pa garancinë e pasjes së suksesit dhe mbase ajo që është më e rëndësishmja, qëndresën jo vetëm dhe thjesht për të mbijetuar, por gjithashtu për të lulëzuar në kushte të ashpra.

Ja disa taktika përsa i përket përshtatjes së personalitetit:

• Besoji guximit tënd. Nëse nuk i beson dikujt instiktivisht, mos hyr në një marrëdhënie afatgjatë biznesi.

• Mendo me pragmatizëm. Nëse je vizionar dhe preferon një drejtim strategjik, gjej dikë që mund të ekzekutojë këtë.

• Sigurohu se ai/ ajo merr përsipër dhe qesh me gabimet e veta. Lloji më i keq i bashkëthemeluesit është ai i cili nuk është i gatshëm të marrë mbi kurriz peshën e gabimeve të veta.

• Gjej dikë që është i gatshëm të bëjë edhe punë të rëndomta bashkë me ty. Nuk ke përse t’i bësh vetëm ti ato.

 

/Ky artikull u shkrua nga Lee Mayer, CEO dhe bashkëthemeluese e Havenly. U publikua nga MASHABLE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0