Papa Françesku mesazh të përzemërt të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj, ka nevojë për ju! - Business Magazine Albania

Papa Françesku mesazh të përzemërt të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj, ka nevojë për ju!

Papa Françesku surprizoi shqiptarët ditën e  djeshme me një video përshëndetëse.

Videoja, e publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit, Arjan Dodaj, i dedikohej të rinjve shqiptarë.

Një thirrje e përzemërt për ata që punojnë për atdheun e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta, thotë Papa. “Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt.

Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video.

Ndërkohë, arqipeshkvi në mbishkrim thotë se Papa Françesku e do popullin shqiptar. “Papa Françesku e don shumë popullin tonë! Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut.

Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, ka shkruar Arjan Dodaj në postimin e tij në X, dikur Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0