Nuk do ta besoni! Kafshët po përdorin Inteligjencën artificiale. A do na kuptojnë ato? - Business Magazine Albania

Nuk do ta besoni! Kafshët po përdorin Inteligjencën artificiale. A do na kuptojnë ato?

Një startup i ri nga Vietnami, Bootloader Studio, ka shfaqur një koncept të ri: kafshët shtëpiake digjitale për Apple Vision Pro. Këto kafshë përdorin AI për të njohur dhe reaguar ndaj emocioneve njerëzore, duke krijuar një përvojë ndërvepruese për përdoruesit.

Nëpërmjet ndjekjes së vëmendjes së përdoruesit, pozicionit të kokës, tonit të zërit dhe gjestet, kafshët e Bootloader Studio rregullojnë reagimet e tyre.

Themeluesi Brian Peltz e ka prezantuar këtë projekt si një alternativë për ndërveprimin e thellë në kohën e pandemisë COVID-19, duke i dhënë rëndësi më shumë ndërveprimit sesa konsumit pasiv të përmbajtjes.

Projektin e ka mbështetur edhe Tim Cook, CEO i Apple, si një shembull të inovacionit nga Vietnami. Me një financim fillestar prej 5 milionë dollarësh dhe planifikimin për të prezantuar kafshët digjitale këtë verë, Bootloader Studio është në rrugën e duhur për të sjellë teknologjinë AI në jetën e përditshme në një mënyrë emocionalisht inteligjente.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0