Nike dhe Adidas, letër për presidentin Trump. I luten të ndalojë dhe të mendojë për ato që po bën - Business Magazine Albania

Nike dhe Adidas, letër për presidentin Trump. I luten të ndalojë dhe të mendojë për ato që po bën


Kur bizneset bëhen armët që politikanët përdorin për qëllimet e tyre, është e vështirë që ato biznese të qëndrojnë të qeta.

Ky ka qenë pikërisht rasti gjatë dy viteve të fundit.

Pse, kur ndodhi mbyllja e qeverisë, pilotët në Delta dhe United shkruan një letër të ashpër drejtuar Presidentit Trump duke i kërkuar atij të shqyrtonte implikimet ndaj sigurisë të veprimeve të tij.

Tani është radha e Nike, Adidas dhe 171 kompanive të tjera të këpucëve.

Ata besojnë se janë përfshirë padrejtësisht në raundin e fundit të rritjes së tarifave të presidentit të propozuar si pjesë e një konflikti tregtar në rritje me Kinën. Prodhuesit e këpucëve bënë publike letrën e tyre, në mënyrë që e gjithë bota të shohë se sa të zemëruar janë ata.

Letra kërkon që industria të përjashtohet nga çdo rritje tjetër. Përshkruan efektin e mundshëm në këtë industri si “katastrofike” dhe adreson synimin e presidentit për të rritur tarifat për këpucë me një tjetër 25% në këtë mënyrë:

Konsumatorët amerikanë paguajnë për tarifat për produktet që importohen. Si një industri që përballet me një projekt-ligj prej 3 miliardë dollarësh çdo vit, ne mund t’ju sigurojmë se çdo rritje në koston e importimit të këpucëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në konsumatorin amerikan që ble këpucë.

Lexoni: Stop me kriza! Letra e sipërmarrësve drejtuar politikës

Disa dyshojnë se presidenti mendon se Kina paguan tarifat. Megjithatë, në të vërtetë janë klientët e Nike, Adidas, Puma, Laundry Dirty, dhe pjesa tjetër e tyre. Kompanitë nuk e absorbojnë koston. Ato e pasojnë atë.

Kompanitë e këpucëve besojnë se 25% shtesë do të shtojë 7 miliardë dollarë në vit për kostot e konsumatorëve.

Në mesin e të gjitha këtyre numrave, njerëzit përpiqen të arrijnë në zemrën e presidentit:
Tarifat e larta të këpucëve bien në mënyrë joproporcionale tek individët dhe familjet e klasës punëtore.

Kjo e vërtetë ose jo, është e qartë se këpucët tashmë kanë një barrë të konsiderueshme tarifore.

Këtu lind pyetja se si një familje e klasës puntore të blejnë 150 dollarë një palë këpucë për fëmijët e tyre. Kjo bën që familjet e klasës punëtore të pyesin veten se si do të paguajnë për to.

Natyrisht, jo të gjitha këto kompani prodhojnë shumicën e këpucëve të tyre në Kinë. Për shembull, Skechers ka një ekspozim prej 65% në Kinë. Për Nike, kjo është vetëm 26%.

Bizneset, siç e shihni, duhet të parashikojnë erërat politike dhe ekonomike dhe të reagojnë në përputhje me rrethanat. Është e vështirë, pasi gjërat po ndryshojnë drejtimin shpejt dhe ndonjëherë në mënyrë të rastësishme.

A do të bëjë një letër e tillë ndonjë ndryshim? Apo thjesht kjo mënyrë e rritjes së tarifave do të inkurajojë prodhuesit e këpucëve të tërhiqen gjithnjë nga Kina dhe të gjejnë një vend me të cilin nuk ka luftë tregtare?

Domethënë nuk ka ende luftë tregtare.

Në të vërtetë, edhe pse këto kompani këpucësh kërkojnë të përjashtohen nga rritja e tarifave, ajo që ato duan shprehet në rreshtin e fundit:

Është koha për t’i dhënë fund kësaj lufte tregtare.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0